.

.

BallinaAktualitetCovid-19Mjekimet popullore nuk e frenojnë Covid -19

Mjekimet popullore nuk e frenojnë Covid -19

INVA HASANALIAJ

Ndërsa e gjithë bota është në luftë me Covid-19 dhe laboratorë e shkencëtarë janë në garë me kohën për të gjetur vaksinën kundër tij, në Shqipëri mjekësia popullore është treguar “më e shkathët”. Disa të vetëquajtur mjekë popullorë, kanë shpërndarë informacione të rreme mbi shërimin e virusit në ‘kushte shtëpie’ . Përkundër këshillave ‘bëje vetë’ duke përdorur raki, hudhra apo paracetamol, kujtojmë se autoritetet shtetërore të shëndetësisë deklarojnë se ende nuk ekziston një kurë mjekësore dhe aq më pak shtëpiake për koronavirusin.

Informacioni në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik

Gjatë një vëzhgimi në rrjete sociale dhe platforma mediatike online “Faktoje” konstatoi shumë artikuj në të cilat mjekë popullor sugjerojnë kurimin e virusit me produkte të ndryshme ushqimore.

Theksojmë se edhe më herët përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet mbi gjetjen e kurës së virusit.

Përveç fakteve të sipërpërmendura “Faktoje” komunikoi me dy mjekë shqiptar , Pëllumb Piperon dhe Artan Konin për t’i pyetur në lidhje me këtë çështje.

Prof. Pëllumb Pipero u shpreh se virusi i ri Covid 19, është ende i pa njohur mirë nga shkenca.
“Më duket papërgjegjësi e madhe, madje më shumë se kaq kur dëgjoj deklarata që e mjekojnë a parandalojnë me raki, hudhra etj, etj. Madje promovimi i tyre në medja të ndryshme më duket I dëmshëm!”-u shpreh Pipero.

Po ashtu Dr. Artan Koni u shpreh se këshillat e mjekësisë popullore nuk vlejnë për Covid-19, ndërsa ekzistojnë hipoteza se ilaçet të cilat përdoren tek të sëmurët me malarie ose me HIV, ndihmojnë në trajtimin e Covid-19.

“Kam dëgjuar shumë nga këto këshilla nëpër rrjetet sociale, këshilla të cilat lindin sepse akoma nuk është provuar shkencërisht një ilaç I cili mund të përdoret në rastet me coronavirus. Kur lexojnë informacione të ngjashme, njerëzit duhet të kenë parasysh që asnjë informacion i ngjashëm nuk jepet nëpër deklaratat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rrjedhimisht, këto informacione duhen marrë me rezervë.”-tha Koni.

Koni përfundon duke thënë se keshilla më e rëndësishme në këtë kohë është distancimi social dhe kujdesi maksimal për sa i përket higjenës…jo vetëm higjenës personale, por edhe të mjedisit që na rrethon, sidomos sipërfaqet metalike të cilat duhen pastruar herë pas here, sepse mendohet se Covid-19 jeton më gjatë mbi këto sipërfaqe.

­

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img