.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Mjekë të rremë edhe në Pekin për marketingun e trajtimit nga osteoporoza dhe artriti

Mjekë të rremë edhe në Pekin për marketingun e trajtimit nga osteoporoza dhe artriti

0
Mjekë të rremë edhe në Pekin për marketingun e trajtimit nga osteoporoza dhe artriti

Pretendimi: Një trajtim për të shëruar osteoperozën dhe artritin këshillohet nga kreu i spitalit të Pekinit

Verdikti: E pavërtetë

Osteoperoza dhe artriti nuk kurohen me preparate që qarkullojnë në portale online. Faktoje verifikoi një tjetër artikull, ku përdoren mjekë të rremë për të bërë të besueshme këshilla mjekësore që rekomandojnë blerjen e produkteve të panjohur.

—————-

Artikuj të publikuar në mediat online ofrojnë një preparat, që pretendohet se trajton problemet e kyçeve.

Unë do të listoj 22 metoda normale për të trajtuar problemet e kyçeve edhe nëse jeni 50 vjeç! – profesor Liao Chan flet për sëmundjet dhe problemet e moshës madhore”, shkruan portali që mban emrin Shoqata Mjekësore e Shqipëria.

Artikulli i publikuar në portale

Artikulli është ndërtuar në formën e një interviste me një mjek të quajtur Liao Chan, i cili prezantohet si kreu i departamentit farmaceutik të Spitalit Universitar të Pekinit.

Fillimisht ne vendosëm të bëjmë një verifikim mbi mjekun që përmendet në tekst. Nga një kërkim në internet, nuk gjetëm një mjek kaq të njohur në Kinë me këtë emër.

Gjithashtu ne verifikuam edhe imazhin e përdorur për të ilustruar mjekun në fjalë. Nga një kërkim i bërë nëpërmjet mjeteve të verifikimit të imazheve rezulton se personi në foto nuk është mjek, por biznesmen në Indonezi.

Më tej në shkrim thuhet se ai ka shëruar një pacient 18-vjeçar me osteoporozë në dy muaj dhe ka shëruar plotësisht një grua me artrit të rëndë për 78 ditë.

Por, a ka një kurë për osteoporozën dhe artritin?

Artriti nënkupton skuqje dhe ënjtje (inflamacion) të kyçeve. Pavarësisht studimeve dhe kërkimeve të shumta shkencore, nuk ka një kurë për artritin, por mund të trajtohet.

Qëllimi i trajtimeve është shpesh të kufizojë dhimbjen dhe inflamacionin dhe të ndihmojë në sigurimin e funksionit të kyçeve. Pavarësisht pretendimeve në artikullin e portalit, shkencëtarët nuk kanë arritur që të gjejnë një kurë as për osteoporozën.

Pra, nuk ka shërim për osteoporozën, por simptomat e sëmundjes suaj mund të menaxhohen me ilaçe dhe ndryshime të stilit të jetesës. Në varësi të moshës, gjinisë dhe historisë mjekësore, është mjeku ai që rekomandon trajtime të ndryshme për t’u ndihmuar.

Faktoje ka verifikuar një sërë skemash mashtrimi që bëhet nga faqe të ndryshme online, duke përdorur intervista me mjekë të rremë.

Previous article Simboli i gjarpërinjve i lidhur me krishtërimin përpara se të huazohej nga satanistët
Next article Aksidenti në ShBA ndahet online si përplasje e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.