.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMisteri pas aksidentit të Sokol Olldashit shfrytëzohet për klikime

Misteri pas aksidentit të Sokol Olldashit shfrytëzohet për klikime

Pretendimi: Mamaja e politikanit të ndjerë Sokol Olldashi ka zbuluar vrasësin e tij

Verdikti: E pavërtetë

————————————————-

Mbi një dekadë pas vdekjes së papritur të politikanit Sokol Olldashi në vitin 2013, një video e botuar në Youtube nga kanali “Fakte Interesante” pretendon se nëna e Olldashit ka zbuluar vrasësin e të birit.

Në brendësi të videos zbulohet shumë lehtë se kemi të bëjmë me një lajm të rremë, që ka për synim të tërheqë interesin e përdoruesve dhe rrisë klikimet me qëllim përfitime të mëtejshme marketingu nga kanali në Youtube.

Video nuk zbulon asnjë emër vrasësi, apo ndonjë provë që Olldashi është vrarë.

Sokol Olldashi vdiq më 20 nëntor 2013 si pasojë e një aksidenti automobilistik në Krrabë. 

I njejti kanal Youtube ka botuar video të ngjashme, me tituj sensacionalistë, që tentonin të shfrytëzonin popullaritetin e temave të përfolura duke pretenduar në mënyrë të rreme se Parashqevi Simaku u kthye në Shqipëri me Behgjet Pacollin, se ajo ishte takuar me të birin pas 8 vitesh dhe se ish-deputetin e ndjerë të PD Gerti Bogdani e kishin helmuar.

Në fakt, nga një vështrim i përgjithshëm i kanalit, duket qartë se titujt të pabesueshëm sensacionalistë rreth temave me interes, shpesh të shoqëruar me foto të montuara, është modus operandi i tij për të tërhequr sa më shumë shikime.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img