.

.

BallinaBurokraciMinistria e Shëndetësisë institucioni i “rezistencave”

Ministria e Shëndetësisë institucioni i “rezistencave”

INVA HASANALIAJ

Edhe pse është paralajmëruar disa herë nga Komisioneri për të drejtën e Informimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon të mbetet një prej institucioneve më problematike në raport me median.

“Faktoje” vazhdon të hasë në “rezistencë” nga ky institucion për të mos thënë në mungesë të plotë bashkëpunimi. Rasti i radhës ka të bëjë me informacionin e kërkuar nga “Faktoje.al” për një çështje që ka të bëjë me abortin në vendin tonë.

Kërkesa për informacion është dërguar në tre rrugë të ndryshme; nëpërmjet email-it, përmes zyrës së protokollit ku është dorëzuar në formatin e printuar dhe së fundmi edhe nëpërmjet kontaktit telefonik me zyrën e medias.

Etiola Kola e cila është përgjegjëse për zyrën e medias, na tha se sapo të vihej në kontakt me kërkesën, do të na kthente përgjigje por pas asaj dite nuk kemi marrë asnjë informacion.

Kërkesa e parë është dërguar në datën 20 qershor dhe pasi afati i përcaktuar me ligj kaloi,  e ankimuam rastin te Komisioneri për të drejtën e Informimit.

Komisioneri pasi është vënë në dijeni ka lajmëruar institucionin për t’i kthyer përgjigje medias tonë. Megjithatë asgjë nuk është bërë në këtë drejtim dhe Ministria e Shëndetësisë nuk na ka kontaktuar duke vazhduar “traditën” e këtij lloj komunikimi të heshtur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img