BallinaFaktometerE PavërtetëMbetjet mbulojnë ‘Kurorën e Pishave’ në Pukë

Mbetjet mbulojnë ‘Kurorën e Pishave’ në Pukë

Një ndër zonat më të bukura të Shqipërisë, Kurora e Pishave në Pukë, është mbuluar nga mbetjet. Edhe pse kreu i bashkisë se Pukës, paralajmëroi se do të merreshin masa ndëshkimore ndaj kujdo që dëmton këtë zonë, mbetjet vijojnë të depozitohen aty, Por situata paraqitet e vështirë dhe në pjesën tjeter të territorit të kësaj bashkie ku mungojnë koshat, dhe mirëmbajtja e qytetit.

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Në datën 16 maj 2020 Bashkia e Pukës përmes një postimi në rrjetin social Facebook  njoftoi  aksionin e fundit  të  pastrimit të  mbetjeve  inerte  të depozituara në zonën e njohur si “Kurora e pishave”.

Në këtë  publikim kryebashkiaku Gjon Gjonaj paralajmëroi  sanksione ndaj kujtdo që do të tentonte të hidhte mbetje në këtë zonë pas rikthimit në normalitet.

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” u përpoq të komunikonte  me bashkinë  e Pukës për të mësuar nëse  pas këtij paralajmërimi subjekte apo individë kanë vazhduar të hedhin mbetje në këtë zone dhe nëse  po  cilat kanë qenë masat që bashkia ka marrë .

Bashkia  Pukë  nuk ktheu  përgjigje  dhe  ende nuk ka  kthyer. “Faktoje” shkoi në Pukë për  të parë nga afër situatën .

Zona pranë “Kurorës së gjelbërt”

 

Gjendja vazhdonte të ishte e njëjtë  edhe pas aksionit të fundit nga bashkia për  pastrimin e inerteve dhe mbetjeve të tjera. Sipas banorëve të zonës një pjesë  e mbetjeve  hidhen nga biznese të ndryshme apo individë dhe askush nuk  ishte në dijeni të  ndonjë mase  të marrë nga ana  e bashkisë për  të ndëshkuar shkelësit.

Në paketën fiskale të vitet 2020  Bashkia Pukë  ka publikuar  gjithashtu  edhe tarifat  e pastrimit  e cila  përfshin pastrimin dhe mirëmbajtjen e kazanëve megjithatë  në zonën në të cilën “Faktoje” bëri vëzhgimin nuk kishte asnjë kosh ndërsa  mbetjet inerte, mobiljet e vjetra të hedhura  nga  banorët kishin pushtuar  zonën e pishave.

Një kryefamiljari  në Pukë I duhet të paguajë vlerën e 1.500 lekëve  në vit  për një shërbim I cili mungon në pjesën më të madhe të kohës. Po ashtu në faqen zyrtare të bashkisë Pukë mungon transaparenca për sa I përket shërbimit të gjelbërimit e  cila përmban edhe pastrimin e qytetit dhe mirëmbajtjen e koshave.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img