.

.

BallinaPertejMaterialet Edukuese të KQZ

Materialet Edukuese të KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka afishuar në disa stacione të transportit publik materiale edukuese për mënyrën sesi do të zhvillohet procesi i votimit në 25 prillit. Nga informacionet që Faktoje ka grumbulluar në terren na rezulton se një pjesë e mirë e qytetarëve në moshën mbi 60 vjeç janë të paqartë sesi do të votojnë. Kurse të rinjtë thonë se votimi është i thjeshtë edhe pse fleta e votimit është një risi.


 Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Materialet Edukuese të vendosura në stationet e transportit publik urban nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë në fokus informimin e publikut.

Në posterat edukues, përveç paralajmërimeve për sanksionet në rast të shkeljes së ligjit zgjedhor, ilustrohet mënyra sesi plotësohet fleta e votimit.

Materialet edukuese/informuese në stacionin e autobusëve pranë Librit Universitar

Stacion i autbusëve te “Komuna e Parisit”, Tiranë, 20 prill 2021

Si do të votosh?

-Paraqituni në qendrën e votimit me pasaportë dhe letërnjoftim.

-Tregoni letërnjoftimin ose pasaporten para komisionit të qendrës së votimit.

-Identifikohu përmes pajisjes së identifikimit elektronik.

-Merr fletën e votimit dhe sigurohu që ajo është e vulosur me 2 vula.

-Shko i vetëm në dhomën e fshetësisë.

-Shëno me një shenjë që tregon qartë zgjedhjen tënde vetëm për një nga subjektet zgjedhorë dhe vetëm për një nga kandidatët e tij.

-Palose fleten e votimit në dhomën e fshetësisë në mënyrë që zgjedhja të mos duket

-Hidh fleten e votimit në kutinë e votimit dhe largohu nga qendra e votimit.

Veprimet që përbëjnë vepër penale

-Shitja dhe blerja e votës, denohet me 1 deri në 5 vjet burg.

-Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjetët, denohen me 3 muaj deri në 3 vjet.

-Votimi familjar, apo më shumë se një herë, denohen 1 deri në 3 vjet burg.

-Çdo veprim që cënon zgjedhjet si: votimi pa kryer identifikimin elektronik, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi materialit zgjedhor, denohet nga 3 muaj deri në 7 muaj.

Stacioni i unazës, Tiranë 20 prill 2021

Të moshuarit, të paqartë për mënyrën si plotësohet fleta e votimit në 25 prill

Fleta e votimit u bë shkak për debat pasi propozimi i komisionerit Ilirjan Celibashi për vendosjen e emrave të kandidatëve u kundërshtua nga PS, e cila  kërkonte identifikimin vetëm me numër si për subjekin ashtu edhe për kandidatin. Vendimi përfundimtar për miratimin e modelit të fletës së votimit u mor nga Kolegji Zgjedhor në fillim të muajit prill.

Modeli i fletës së votimit për,“Qarkun Tiranë”, 25 prill, 2021

Modeli i fletës së votimit, 25 qershor, 2017

Pavarësisht fushatës informuese të KQZ edhe në mjetet e komunikimit ka ende paqartësi për mënyrën sesi do të votohet.

Faktoje pyeti disa persona lidhur me këtë.

Një grua rreth të 60 e cila nuk pranoi të identifikohej, tha për Faktojen se votimi këtë vit është pak i vështirë dhe i paqartë për të në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

“Jemi informuar pak nga televizori, por unë personalisht votimin kësaj radhe e shoh disi të vështirë dhe të paqartë pasi jemi mësuar me dy fletë votimi, tani është vetëm një, i bie do të votoj për partinë dhe kandidatin.”-tha ajo.

Edhe të tjerë shprehen konfuzë për mënyrën sesi do të votojnë në 25 prill.

B.N, banor në Tiranë tha për Faktoje.

“Jam shumë i paqartë për mënyrën e votimit për zgjedhjet të 25 prillit, po sikur unë dua të votoj një X parti të caktuar edhe një kandidat të një partie tjeter X, vota imë është e pavlefshmë, jam konfuz”

Faktoje komunikoi me disa të rinj të cilët na komunikuan se janë informuar mbi mënyrën e votimit dhe risitë n fletën e votimit të miratuar për zgjedhjet e 25 prillit.

E.M, maturanti i cili do voton për hërë të parë, mendon se votimi për këto zgjedhje është i thjeshtë dhe me risi.

“Unë do të votoj për herë të parë dhe di si të votoj dhe cilat janë ato veprime që përbëjnë shkelje, mua më duket e thjeshtë madje do të kemi dhe një risi për këto zgjedhje e cila është apatatura e identifikimit”-tha E.M për Faktoje.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img