.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookManipulim me posterin që liston vdekjen si pasojë anësore e vaksinimit

Manipulim me posterin që liston vdekjen si pasojë anësore e vaksinimit

Një poster i manipuluar në mënyrë digjitale nën logon e HSE, organizatës shëndetësore publike në Irlandë, po shpërndahet masivisht në rrjete sociale, duke renditur “vdekjen e papritur” si një nga efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19.

Në Irlandë njerëz të ndryshëm kanë rënë pre e manipulmit në rrjete sociale duke shpërndarë një poster të modifikuar në mënyrë digjitale, nën emrin e HSE, organizatës më të madhë të shërbimit shëndetësor publik të vendit. Imazhi tregon një poster me sfond të verdhë, të titulluar “Coronavirus COVID-19”.

Në tekstin shoqërues shkruhet: “Të gjithë atyre që kanë ardhur për të marrë vaksinat kundër COVID-19, ju falënderojmë që luajtët rolin tuaj në mbajtjen e sigurtë të komunitetit tonë“. Më tej, posteri liston disa nga efektet anësore të konstatuara nga vaksinimi: dhimbje koke, paralizë të mesit, sulme në zemër dhe, ajo që është edhe “thembra e Akilit”, vdekje të papritur. Ndërsa në fund të posterit, njerëzit që kanë përjetuar efekte anësore nga vaksinimi nxiten të kontaktojnë Autoritetin Rregullator të Produkteve Shëndetësore Irlandeze (HPRA). Imazhi i manipuluar është shpërndarë edhe në Shqipëri në rrjetin social Facebook nga përdorues të Facebook, duke e shoqëruar edhe më tekstit përkatës:

“Ministria e Shëndetsisë e Irlandës ka shpërndarë poster lidhur me vak sina C$OV@/ID 19 dhe efektet anësore të saj! Efektet anësore:Kokëdhimbje ,Çrregullime Menstruale, Paraliza Belit, Trashje e Gjakut, Sulm në zemër dhe në tru, Vdekje të papritur. – shkruhet në postimin përkatës.

Kolegët tanë të Reuters kanë verifikuar se imazhi është i manipuluar, në vazhdën e përpjekjeve dizinformuese nga grupimet e ndryshme kundër vaksinave anti Covid-19. Posteri imiton tipografinë, stilin dhe grafikën e përdorur në posterat zyrtarë të printuar nga HSE. Megjithatë, logoja HSE nuk është e dukshme në këndin e poshtëm djathtas të posterit, siç mund të shihet në posterat autentikë të krijuar nga bordi shëndetësor (këtu). Po ashtu, posteri i fabrikuar ka një harpë – simbolin kombëtar të Irlandës – së bashku me tekstin në irlandez dhe anglisht që lexon: “Njerëzit e Irlandës”. Në posterat zyrtarë të shtypur nga HSE, me të vërtetë mund të shihet harpa, por teksti në irlandez dhe anglisht thotë: “Qeveria e Irlandës”. Në arkivën e posterave publikë të HSE nuk shihet asnje poster i tillë rreth Covid-19. Edhe një zëdhënës i HSE i tha Reuters se asnjë poster i tillë nuk ishte publikuar nga autoriteti. “Ky nuk është një poster HSE dhe informacioni i përfshirë në poster nuk është autorizuar apo publikuar nga HSE”, tha zëdhënësi për Reuters. HSE nuk liston sulmet në zemër ose vdekjen e papritur si një efekt anësor të vaksinave (këtu).

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img