Astronauti amerikan Buzz Aldrin nuk paralajmëroi për një rrezik të madh në Polin e Jugut në 2016. Postimi që sillet si provë nuk gjendet në rrjet, dhe imazhi që po qarkullon në rrjet është me gjasa i manipuluar.

————————————————

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon një postim i pretenduar në Twitter nga astronauti Buzz Aldrin nga 2016, i cili ishtë fshirë menjëherë. “Të gjithë jemi në rrezik. është e keqja vetë,” pretendohet se kishte shkruar Aldrin në këtë postim.

Faktoje zbuloi se pretendimi se Aldrin kishte bërë këtë postim e ka origjinën në një artikull të faqes konspiracioniste superstation95, të publikuar më 7 dhjetor 2016.

Ky artikull u shfaq pasi Aldrin, i cili ishte 86 vjeç në atë kohë, u evakuua vërtet nga Poli i Jugut, më 2 dhjetor 2016, për arsye shëndetësore.

Ajo që bie në sy fillimisht në imazhin e mësipërm është mungesa e disa detajeve rreth postimit që zakonisht shfaqen në ndërfaqen pamore të Twitter, si data apo numri i pëlqimeve.

Për krahasim, gjeni më poshtë një imazh të një postimi të atëhershëm (11 dhjetor 2016) nga Aldrin:

Siç mund të shihet, postimi i parë nuk përmban datën, numrin e shpërndarësve, numrin e përgjigjeve, dhe numrin e ripostimeve. 

Një kërkim në Twitter tregon se postimi i pretenduar i Aldrin nuk është ripostuar asnjëherë në Twitter. Kjo do të ishte një mënyrë për ta ruajtur edhe nëse Aldrin do ta kishte fshirë postimin. Postimi i pretenduar përmendet në Twitter për herë të parë më 8 dhjetor 2016, një ditë pas artikullit të superstation95.

Postimi i pretenduar është përgënjeshtruar nga kolegët e Snopes, por edhe nga disa konspiracionistë

Piramida” e cila referohet në postim, është në fakt thjesht një mal në Antarktidë i cili ka formë piramide. Sipas ekspertëve, shpatet e pjerrëta janë rezultati i qindra milionë vitesh erozion.