Ekspertët shqiptarë ngrenë zërin se gjatë 10 viteve të fundit, ka një keqmenaxhim të ujrave të basenit të Ohrit, nga pala Maqedonase, duke sjellë një dëm të madh në ekosistemin e këtij liqeni që është nën mbrojtjen e Uneskos. Në vitin 2017, tërheqja e ujit në palën shqiptare shkon deri në 100 metra, çka ka vënë në alarm ekspertët mjedisor nga pala shqiptare.
—————————————————————————————————————————————-
Shqipëria dhe Maqedonia vijojnë të menaxhojnë kuotat e liqenit të Ohrit duke u mbështetur ende në marrëveshjen e vitit 1957, e nënshkruar në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe Enver Hoxhës. Pas gjashtë dekadash, zyrtarët e dy vendeve ende nuk janë ulur për të nënshkruar një tjetër marrëveshje e cila do të qartësonte sesi dhe kur hapen portat e Drinit të Zi, por edhe sesi menaxhohen kuotat e liqenit të Ohrit nga Shqipëria dhe Maqedonia, dy vende që kanë ndryshime të mëdha ekonomike.
Në datën 8 tetor ish-ministri I Bujqësisë Bedi Çuçi deklaroi se shumë shpejt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kishte një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin e ujrave të liqenit të Ohrit.
Pas kësaj deklarate Faktoje komunikoi me Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri për ta pyetur mbi ecurinë e kësaj marrëveshje te deklaruar nga kreui I këtij institucioni. MInistria e Bujqësisë deklaroi se kjo është një cështje që është nën kompetencat e tyre. Përgjegjëse për të është Agjencia për Menaxhimin e Burimeve Ujore.
Edhe pse Ministria e Bujqësisë e ka deleguar këtë kërkesë në Agjensinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore Faktoje ende nuk ka një përgjigje nga ky institucion. Në një kontroll në faqen zyrtare të këtij institucioni nuk gjetëm asnjë informacion në lidhje me menaxhimin e përbashkët të liqenit.
Megjithatë kjo nuk është e vetmja deklaratë që vjen në lidhje me këtë çështje.
Në maj të vitit 2018 Dejan Panovski, koordinator kombëtar për basenin e Drinit deklaroi se: “Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti të arrijnë një marrëveshje të re, me të cilën në të ardhmen do të rregullohet kuota e nivelit të Liqenit të Ohrit dhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi në Strugë”.
Faktoje u përpoq të komunikojë gjithashtu me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Maqedoninë e Veriut për të mësuar se çfarë është bërë për këtë marrëveshje por ende nuk kemi një përgjigje.
Porta e Drinit të Zi në liqenin e Ohrit e cila shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujit është hapur në shumë raste më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.
Një vit më parë, në 2017 ekspertet mjedisor në Shqipëri ngritën alarmin pasi hapja e portave nga Maqedonia kishte sjellë një tërheqje të liqenit deri në 100 metra në pjesën Shqiptare duke sjellë dëme të mëdha në florën dhe faunën e liqenit të dëmtohet rëndë. Profesor Arjan Merolli tha se :” Liqeni i Ohrit I cili ka vlera të mëdha përsa i përket ekosistemit, dhe është pjesë e Uneskos po përdoret prej vitesh si një basen për prodhimin e energjisë elektrike, dhe po rrezikohet për shkak të menaxhimit të tij nga dy qeveritë”.
Faktoje, ishte në qytetin e Pogradecit, ku banorët e zonës na informuan se portat e Drinit ishin të hapura, dhe niveli I liqenit kishte një rënie me të paktën 50 cm.
*dhjetor 2020 (pjesë nga bregu I liqenit të Ohrit nga pala shqiptare)
*dhjetor 2020 (ulja e nivelit të liqenit duket edhe nga krijimi I ishujve të vegjël si pasojë e tërheqjes së ujrave)
Po ashtu banorët na treguan se tërheqja dukej edhe në materialet e hekurit të cilat shërbenin si këmbë të moleve të vegël apo zgjatimeve të verandave të bareve dhe restoranteve mbi liqen.
E vetmja marrëveshje e nënshkruar së fundi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është ajo e menaxhimit të peshkimit në datën 3 dhjetor 2020.