Pretendimi: Kjo video tregon një aksident që ndodhi në Gjermani në Autobahn 7
Verdikti: E pavërtetë
————————————————
Një video që po qarkullon në rrjete sociale dhe e publikuar edhe nga portale mediatike, pretendohet se tregon një aksident që ka ndodhur në autostradën A7 në Gjermani.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale si dhe një sërë videosh të ngjashme të postuara në Youtube dhe Facebook.
Në postimin e videos origjinale, autori deklaron në komente se pamjet janë nga një videolojë e quajtur Assetto Corsa, një simulator garash.

Origjina artificiale e videos që po qarkullon në rrjet dëshmohet edhe nga përplasja jo e natyrshme e dy makinave në përfundim të saj. Në momentin e përplasjes duket sikur koha ngadalësohet, një efekt kinematografik karakteristik i videolojërave, sidomos simulatorëve të ngarjes së makinave.