BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëKrujë/ Shkolla u dëmtua nga tërmeti, nxënësit prej dy vitesh mësim brenda qendrës shëndetësore

Krujë/ Shkolla u dëmtua nga tërmeti, nxënësit prej dy vitesh mësim brenda qendrës shëndetësore

Në bashkinë e Krujës ka ende shkolla ku procesi i rindërtimit apo i rikosntruksionit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019, ende nuk ka nisur. Në fshatrat Nuaje dhe Mukje ka fëmijë që mësojnë brenda qendrave shëndetësore, apo në shtëpi të banorëve të fshatit. Në janar 2021 kreu i kësaj bashkie Artur Bushit premtoi se brenda vitin 2021 do të mbyllej rindërtimi i godinave arsimore të prekura nga tërmeti, por Faktoje verfikoi se aktualisht vetëm 9 objekte janë mbyllur, ndërkohë që puna vijon ende të zvarritet për të tjera objekte që janë në proces.

——————————-
Në janar të vitit 2021 gjatë një interviste kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi listoi një pjesë të projekteve për të cilat parashikonte të përfundonin po brenda këtij viti. Mes tyre kryebashkiaku rendiste edhe përfundimin e 13 godina arsimore.

 

*Pjesë nga intervista e kryebashkiakut të Krujës

Nisur nga kjo deklaratë Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Krujë për të mësuar numrin e objekteve arsimore, të cilat kishte përfunduar procesi i rindërtimit/rikonstruksionit deri në momentin e dërgimit të kërkesës.

*Kërkesa për informacion dërguar bashkisë Krujë

 

Në përgjigjen e saj, kjo bashki na informon se janë pikërisht 13 godina arsimore për të cilat po punohet, por pa na specifikuar asnjë informacion tjetër. Insistimit të Faktojes për të mësuar vendodhjen e shkollave, bashkia Krujë refuzoi t’i kthejë një përgjigje.

*Përgjigjja e bashkisë Krujë

 

Nga kërkimet e Faktojes, në tërritorin e bashkisë Krujë rezulton se janë më shumë se 13 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti dhe për të cilat po punohet për rikonstruksionin apo rindërtimin. Sipas të dhënave nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ky institucion po punon për rikonstruksionin/rindërtimin e shtatë objekteve në Krujë.

*Lista e FSHZH për Faktoje.al

“EU4Schools” program i financuar nga Bashkimi Europian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka marrë përsipër rindërtimin e 8 shkollave të dëmtuara në këtë qytet.

*Objektet arsimore që do të rindërtohen nga EU4Schools në territorin e Krujës

Faktoje gjatë verifikimit të terren mësoi se një pjesë e shkollave tashmë kishin përfunduar dhe në to nxënësit kishin nisur procesin mësimor, ndërsa për gati gjysmën tjetër procesi i rindërtimit po ecte me hapa të ngadalta.

Faktoje gjithashtu verifikoi përveç listës së mësipërme edhe një shkollë (shkolla 9-vjeçare e fshatit Nuaje), e cila pavarësisht se nuk financohej nga dy programet e mësipërme, sipas bashkisë Krujë është përfshirë në procesin e rindërtimit.

*Qendra shëndetësore e fshatit Nuaje e cila shërben edhe si shkollë prej gati dy vitesh

Në këtë godinë tabela shënon qendra shëndetësore e fshatit Nuaje, por prej dy vitesh dhomat e infermierisë shërbejnë për mësimin e 24 nxënësve të këtij fshati. Pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019 shkolla e këtij fshati u dëmtua dhe u shemb për t’u ndërtuar një e re, por përveç pirgjeve të mbetjeve nxënësit dhe banorët e fshatit nuk kanë parë asgjë të re për rindërtimin e  saj.

*Mbejtet interte në vendin ku dikur ishte shkolla e  fshatit

Mes mungesës së kushteve minimale të një ore mësimore prindërit e fëmijëve shprehen të shqetësuar edhe për faktin se në çdo rast ata mund të infektohen nga sëmundje të ndryshme.

Frikë, a kemi frikë? Kemi, si nuk kemi. Me këtë sëmundjen COVID-in, që është tani çdokush mund të hyjë dhe të vizitohet se aty është qendër shëndetësore, nuk i ndalon dot njerëzit të vizitohen. I dërgojmë fëmijët, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”-shprehet për Faktoje, një nga nënat fëmijët e cilëve mësojnë në këtë shkollë.

*Shtëpi private e cila aktualisht shërben si shkollë për fshatin Mukje

Kjo shtëpi prej gati dy vitesh ka hapur dyert për fëmijët e fshatit Mukje, pasi shkolla e mëparshme u dëmtua nga tërmeti

*Shkolla e  vjetër e fshatit Mukje

*Ambiente të brendshme të ish-shkollës 9-vjeçare të fshatit Mukje

*Ambiente të brendshme të ish-shkollës 9-vjeçare të fshatit Mukje

Shkolla e re e pështatur është shtëpia e një prej banorëve dhge aktualisht pret vetëm 4 nxënës, pasi një pjesë e prindërve kanë zgjedhur që në mungesë të një shkolle t’i dërgojnë fëmijet në shkollën e fshatit Kurcenjë.

“Vajzën e dërgova në shkollën e fshatit që kemi afër, në Kurcenjë. Vërtet jëmi në fshat, por ne duma që fëmijët tanë të mësojnë.  Kjo nuk është shkollë, një mësues është për të gjithë fëmijët”- thotë për Faktoje M.F, vajza e të cilës bën përshkon më shumë se dy orë në ditë rrugën nga fshati Mukje për në Kurcënjë dhe anasjelltas.

*Shkolla e Bashkuar Ramazan Karaj, Nikël

Kjo është një ditë e zakonshme shkolle në Nikël, ku nxënësit e shkollës së bashkuar “Ramazan Karaj” hyjnë e dalin të pashqetësuar nga godina, e cila pasi u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 duhej të ishte shembur dhe në të njëjtën hapësirë të kishin nisur punimet për godinën e re.

Nga ajo çfarë dimë ne si mësues dhe si banorë të zonës është se punimet për shkollën e re duhej të kishin nisur qysh në shtator. Godina patjetër duhej të ishte shembur më herët, askush nuk ka ardhur”,-u shpreh për Faktoje një nga mësuesit e kësaj shkolle, i cili kërkoi të mbetej anonim.

*Kopshti në Derede të Krujës 25/10/2021

Ky është kantieri i kopshtit të Derede në Krujë, kantier të cilin e kemi kontrolluar edhe në datën 22 shtator 2021.

*Kopshti në Derede të Krujës 22/09/2021

Në datën 22 shtator në hyrje të kantierit ishte edhe tabela e projektit, e cila tregonte se punimet duhet të kishin përfunduar që në datën 28 korrik të këtij viti.

*Tabela me të dhënat e  projektit për kopshtin në Derede 22/09/2021

Pasi kontaktuam me mbikëqyrësin e punimeve mësuam se projekti është shtyrë për shkak se në momentin kur kompania ka shkuar të fillonte punimet bashkia ende nuk kishte demoluar objektin e vjetër.

Kjo shtyrje e punimeve nuk ka ardhur nga kompania që zbaton projektin pasi kur kemi ardhur këtu për të nisur punimet bashkia nuk kishte demoluar ende objektine  vjetër gjë të cilëne  kemi bërë ne

Kur Faktoje pyeti nëse kjo do të përkthehej në kosto shtesë për objektin mbikqyrësi i punimeve tha se kjo do të mbetej për t’u parë në përfundim të gjithë projektit.

E njëjta situatë përsëritej edhe për shkollën e bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë. Punimet për këtë shkollë duhet të kishin përfunduar në datën 29 gusht të këtij viti. Mbikqyrësi i punimeve tha gjithashtu se në momentin kur kompania kishte shkuar të niste punimet në territorin ku ndodhej shkolla ishin ende intertet e godinës së shembur, të cilat ishin përgjegjësi e bashkisë për t’u larguar.

*Kantieri I punimeve për shkollën e bashkuar Haxhi Qira në Borizanë

 

“Punimet janë shtyrë sepse këtu gjetëm inerte, përgjatë gjithë territorit ku do bëheshin punimet. Heqja e inerteve sigurisht është përgjegjësi e bashkisë kështu që kemi pritur deri sa vendi të pastrohej”- shprehet mbikqyrësi për Faktoje.

*Tabela e projektit për punimet

 

Në afatet e fundit rezultonte të ishte edhe kopshti i Varoshit, i cili sipas tabelës së punimeve duhet të përfundoj në datën 28 tetor 2021 (dy ditë pas vëzhgimit që Faktoje ka kryer). Ndërsa afati është jo shumë i largët, kjo ishte faza e punimeve për këtë kopësht:

*Kantieri I punimeve për kopshtin e Varoshit në Krujë

Pasi takuam mbikqyrësin e punimeve ai refuzoi të japë informacion për fazën e vonuar të punimeve.

Në fshatin Bilaj të Bubqit ndodhej edhe kantieri i radhës për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare të këtij fshati. Në momentin kur Faktoje shkoi në kantier nuk kishte asnjë punonjës apo person me të cilin mund të flisnim. Megjithatë në tabelën e projektit shënohej data 02/12/2021 si data e përfundimit të këtij objekti.

*Kantieri për ndërtimin e shkollës 9-vejçare në Bilaj , Bubq

*Tabela e projektit për ndërtimin e shkollës 9-vejçare në Bilaj, Bubq

Ajo çfarë Faktoje konstatoi në terren është se, nga 9 shkolla kishin përfunduar procesin e rikonstruktimit apo ishin rindërtuar nga e para në bashkinë e Krujës, gjimnazi ”Gjergj Kastriot Skënderbeu” ka mbyllur procesin e rindëtimit, por ende nuk i kishte zhvendosur nxënësit në godinën e re. Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, ende nuk janë bërë dorëzimi i çelsave nga institucionet që e kishin në ngarkim.

*Gjimnazi Gjergj Kastriot Skënderbeu

Ndërkohë shkollat e  tjera kishin filluar mësimim normalisht me nisjen e vitit të ri shkollor. Lista e shkollave të përfunduara:

*Shkolla e mesme e bashkuar Selman Daci

*Shkolla 9-vjeçare Sherif Dervishi

*Shkolla 9-vjeçare Kastrioti

*Shkolla 9-vjeçare Ramazan Jangozi

*Shkolla 9-vjeçare Gjon Luka

*Shkolla 9-vjeçare Korb Muça

*Shkolla 9-vjeçare Larush Hajdar Hoxha

* Shkolla 9-vjeçare Shaqir Lleja, Thumanë

 

Nga të dhënat dhe verfikimet e Faktojes në terren premtimi e kreut të bashkisë Krujës, për mbylljen e 13 godina arsimore deri ne fund të vitit 2021, do e konsiderojmë gjysmë të mbajtur.

*Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img