.

.

BallinaPertejKQZ nis procedim administrativ për dy ministritë pas sinjalizimit nga “Faktoje”

KQZ nis procedim administrativ për dy ministritë pas sinjalizimit nga “Faktoje”

Pak ditë pas publikimit në Faktoje të shkeljeve nga dy ministri të Kodit Zgjedhor për dhënien e kontratatve koncesionare në periudhë zgjedhore, KQZ ka nisur procedim administrativ. Nga verifikimi i Faktoje, Ministria e Infrasrukturës dhe ajo e Financave shkelën urdhërin e KQZ me dhënien dy kontratave koncensionare në janar dhe mars 2021, për zonën e Spitallës dhe Portin e Vlorës.

Në muajin janar dhe muajin mars, dy ministri, ajo e Infrastrukturës dhe Financave rezultuan se kishin dhënë secila nga një kontratë koncensionare, në shkelje të urdhërit të KQZ datë 24/12/2020, që ndalonte mes të tjerash shpalljen e kontaratave të reja PPP 4 muaj para zgjedhjeve. 

Nga verifikimi që Faktoje bëri në listën e financimeve të parashikuara në Buxhetin 2021, të publikuara nga nga Ministria e Financave, nuk figuronin dy kontratat PPP, që rezultojnë të jenë dhënë në muajin janar dhe mars të këtij viti, periudhën e ndaluar nga KQZ.

*Tenderi për zonën e Spitallës në Durrës

*Tenderi për portin e Vlorës

 

Në  datën 20/04/2021  “Faktoje” dërgoi një kërkesë për information KQZ ku pyetëm nëse është në dijeni të këtyre dy procedurave të konstatuara në kundërshtim me Kodin e Ri Zgjedhor. KQZ na informoi se të dyja rastet janë marrë në shyrtim. 

*Përgjigjja nga KQZ

 

Për rastin e denoncuar të Ministrisë së Infrastrukturës KQZ ka marrë vendim, një ditë pas publikmit të shkrimit në Faktoje. Ndërkohë, sipas përgjigjes së KQZ, denoncimi lidhur me rastin e Ministrisë ë Financave, është ende në fazë hetimi administrativ.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img