Punimet për transformimin e Kopshtit Zooligjik të nisura rreth 9 muaj më parë, duken ende larg përfundimit në 1 qershor, siç ka premtuar së fundi kryebashkiaku i Tiranës Veliaj. Vetë Bashkia përgjigjet se afati zyrtar i mbylljes së projektit është 18 qershori, ndërsa pranohet se deri më tani është kryer 60 për qind e tyre.
Rijetëzimi i Kopshtit Zoologjik është premtuar që në vitin 2015, nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
Në 13 tetor të vitit 2018 ai deklaroi se në vitin pasues do të nisnin punimet për Kopshtin Zoologjik.
“Ne do të vemë disa para mënjanë, do të financojmë kopshtin e ri Zoologjik, këtu ku jemi i cili do të behët komplet nga e para, do të jetë ndoshta më të bukurit, në të gjithë rajonin tonë. Do të bashkojmë të gjithë kopshtin Zoologjit më atë Botanik, pra që dhe bota e bimëve dhe e kafshëve të jetë e përzier.”
Edhe në vitin 2019 u përsërit i njëjti premtim.
Në 2020-n zoti Veliaj prezantoi projektin, duke njoftuar edhe nisjen e punimeve për zbatimin e tij.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këtë vit është zotuar se Kopshti Zoologjik do të jetë gati për 1 qershor.
“Dhurata për 1 qershorin e ardhshëm, për festën e fëmijëve do të jetë kopshti Zoologjik i Tiranës.” – u shpreh Veliaj.
Faktoje vendosi të verifikojë se në çfarë faze janë punimet për rijetëzimin e Kopshtit Zoologjik kur kanë mbetur 3 javë nga 1 qershori.
Fillimisht iu drejtuam me anë të një kërkese për informacion Bashkisë Tiranë.
Kërkesë për Informacion drejtuar Bashkisë Tiranë, 6 prill 2021
Pas kalimit të afateve që parashikon ligji “Për të drejtën e informimit”, Faktoje e ankimoi mosdhënien e informacionit nga Bashkia Tiranë në Zyrën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.
Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit
Pas ankimimit, morëm përgjigje nga Bashkia Tiranë për ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij kopshti.
Përgjigje e Bashkisë Tiranë, 7 maj 2021
Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike informon se:
“Punimet për rikonceptimin e Koopshtit Zoologjik janë realizuar në masën 60 për qind. Këto punime sipas afatit kontraktual të tyre përfundojnë në datën 18.06.2021. Vlera e plotë e kontratës së sipërmarrjes është 739 908 795. 98 lekë me TVSH.”
Pas përgjigjes zyrtare të Bashkisë Tiranë, Faktoje bëri një vëzhgim në terren.
Tabela e projektit për Rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik, 10 maj 2021
Në tabelën e projektit shënohet vetëm afati 12 mujor i punimeve, pa datë nisjeje dhe përfundimi të punimeve.
Punimet në Kopshtin Zoologjik, Tiranë 10 maj 2021
Punimet në Kopshtin Zoologjik, Tiranë 10 maj 2021
Punimet në Kopshtin Zoologjik, Tiranë 10 maj 2021
Punimet në Kopshtin Zoologjik, Tiranë 10 maj 2021
Punimet në Kopshtin Zoologjik, Tiranë 10 maj 2021
Edhe në përgjigjen zyrtare të bashkisë thuhet se afati i përfundimit është 18 qershori dhe jo 1 qershori siç është deklaruar nga kryebashkiaku Veliaj. Ndërkohë mbetet për t’u verifikuar nëse do të respektohet edhe afati i vendosur pas mesit të qershorit. Parku i Kopshtit Zoologjik është krijuar në vitet ‘60 dhe është edhe sot i vetmi kopsht publik i këtij lloji në vend. Sipas informaciont në faqen zyrtare të APR, punimet për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik, të nisura në gusht 2020 përshijnë transformimin tërësor të tij.