Pretendimi: Fotoja nga Gaza tregon se të vdekurit janë aktorë që shtiren
Verdikti: I pavërtetë
Barbara Halla
Së fundmi, në mediat sociale shqiptare ka qarkulluar një foto ku tregohet një person brenda një thesi të bardhë duke kontrolluar telefonin. Në këto postime pretendohet se fotoja në fjalë ështe bërë në Gaza, duke argumentuar pra se fotot e të vdekurve që vijnë nga zona e luftës nuk janë të vërteta, por aktorë që shtiren për të rritur në mënyrë artificiale numrin e viktimave. Kjo foto në fakt nuk është nga Gaza, por është bërë në Tajlandë dhe tregon kostumin e një fëmije për Halloween.
Kjo foto nuk ka nisur në mediat sociale shqiptare, por në llogari dhe portale pro-Izraelite që prej tetorit të 2023. Ajo është qarkulluar me shpejtësi në mediat sociale dhe ështe rishfaqur gjatë shtatë muajve të fundit, gjithnjë me pretendimin se është një zbulim i ri. Foto është raportuar që në nëntor si dizinformim nga mediat anglishtfolëse.
Zanafilla e kësaj foto është faqja në Facebook e një portali mediatik nga Tajlanda, ku tregoheshin disa nga kostumet më të mira për Halloween. Bëhet fjalë për një foto nga viti 2022 që kishte pasur shumë sukses në Facebook.
Pretendime të tilla mbi Gazën, që viktimat janë aktorë, janë përhapur së tepërmi në rrjetet sociale në luftën e dezinformimit mes përdoruesve pro-Izrael dhe pro-Palestinë. Disa prej këtyre postimeve të manipuluara janë hedhur poshtë më parë nga verifikuesit e