Pretendimi: Kjo hartë tregon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2025 në Gjermani

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————————

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Gjermani në shkurt 2025, në rrjete sociale po qarkullon një hartë që pretendohet se tregon rezultatet e tyre, ku shihet një ndarje mes Gjermanisë lindore dhe asaj perëndimore.

Konservatorët gjermanë (CDU/CSU) fituan zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit dhe Friedrich Merz do të bëhet kancelari i ardhshëm.

Megjithatë, harta e mësipërme tregon rezultatet e zgjedhjeve të BE në Gjermani në qershor 2024. 

Grafiku origjinal shfaqet në një artikull të gazetës italiane La Stampa të botuar më 10 qershor 2024 me titullin ”Spektri i një muri të ri: AfD merr RDGj-në e vjetër mes frikës dhe propagandës TikTok”.

Krahasimi me një grafik të Reuters që tregon votat për zgjedhjet federale të 2025 tregon se hartat kanë disa ngjashmëri. Pjesë të Gjermanisë Lindore janë ngjyrosur me blu në të dyja grafikat, duke treguar fitoren e partisë AfD në ato rajone.

Megjithatë, hartat tregojnë kufij të ndryshëm për dy zgjedhjet e ndryshme. Zgjedhjet parlamentare të 2025 në Gjermani kishin 299 zona zgjedhore, ndërsa zgjedhjet e BE në 2024 kishin 400 rrethe. Ka dallime edhe në performancën e socialdemokratëve të Gjermanisë (SPD) në disa zona zgjedhore, të shënuara me të kuqe, në pjesën perëndimore të vendit.