Kjo familje fatlume elefantësh nuk i mbijetoi përmbytjeve në Nepal

3

Pretendimi: Videoja tregon një tufë elefantësh që u mor përpara nga përmbytjet e 26 gushtit në Nepal dhe arriti në një digë në Indi.

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————————-

Mes shumë video emocionuese që ndahen në rrjet pas përmbytjeve tragjike në Nepal më 26 gusht 2026, njëra prej tyre shfaq një familje elefantësh që pretendohet se janë marrë përpara nga rrjedha e ujit dhe rrezikojnë të mbyten ndërsa i afrohen një dige. Në fund të videos, tufa arrin pranë bregut dhe një prej elefantëve ngjitet në tokë pranë disa shkallëve prej betoni.

përshkrimin e videos pretendohet se elefantët “i mbijetuan përmbytjeve shkatërruese në Nepal”, pasi u morën përpara nga ujërat derisa arritën në digën e lumit Karnali në Indi.

Elefantët duke shpëtuar

Verifikimet e mëtejshme konfirmojën se pamjet janë të vërteta dhe elefantët, për fat të mirë, u shpëtuan. Megjithatë, ngjarja nuk lidhet me përmbytjen katastrofike që goditi Nepalin dhe Tibetin.

Kërkimi i kundërt me imazh në Google nga Faktoje tregoi se elefantët ndodheshin brenda rezervatit Katarniaghat në Uttar Pradesh të Indisë dhe nuk ishin marrë nga ujërat në Nepal.

Kërkimi çoi te një video e publikuar në platformën X më 25 gusht 2026, pra një ditë para tragjedisë në Nepal, nga Ramesh Pandey, zyrtar i Shërbimit Pyjor Indian.

Pandey shpjegoi se, rreth orës 10:20 të asaj dite, selia e rezervatit Katarniaghat mori një njoftim për një tufë prej pesë elefantësh, tre të rritur dhe dy të vegjël, që po shtyhej nga rryma e fortë drejt digës Girijapuri.

Sipas tij, ngjarja ndodhi në lumin Kaudiyala, në distriktin Bahraich të shtetit Uttar Pradesh në Indi. 

Media indiane e vendos gjithashtu ngjarjen në Uttar Pradesh të Indisë. Rryma e fortë e kishte vështirësuar lëvizjen e dy elefantëve të vegjël. Tre elefantët e rritur qëndruan pranë tyre, duke u përpjekur t’i mbanin mbi ujë, por e gjithë tufa po shtyhej drejt digës Girijapuri.

Katastrofa preku kryesisht zonat veriore dhe qendrore të Nepalit, përgjatë lumenjve Lhende Khola, Bhote Koshi dhe Trishuli. Përmbytja u shkaktua nga shembja e një mase akulli dhe shkëmbinjsh në zonën kufitare mes Nepalit dhe Tibetit.

Katastrofa nisin në 26 gusht. Kjo kronologji e përjashton mundësinë që elefantët e filmuar një ditë më herët në Indi të ishin marrë nga ajo përmbytje.

Kolegët italianë të verifikimit të fakteve Facta kanë konfirmuar gjithashtu se zonat e goditura në Nepal ndodhen rreth 800 kilometra larg parkut të Katarniaghat-it, ku u regjistrua videoja. Ato i përkasin një hapësire tjetër gjeografike dhe sistemi tjetër lumor nga lumi Kaudiyala në Uttar Pradesh. 

Artikulli paraprakKy “top zjarri” nga qielli nuk ka lidhje me flakët në Shqipëri
Jona Cenameri
Jona Cenameri është gazetare, fact-checker. Ajo ka përfunduar studimet në degën Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës, ku u vlerësua me certifikatë ekselence për arritjet akademike. Punon në Faktoje.al, ku merret me verifikimin e deklaratave publike dhe me shkrime hulumtuese mbi çështje me interes publik. Përvoja e saj profesionale përfshin gazetari investigative, raportim të thelluar dhe ndërkufitar, si edhe monitorim e analizë mediatike, përmes bashkëpunimeve me ACQJ, BIRN Kosovo, IDMC, Thomson Media dhe Canal France International. Në vitin 2024 fitoi çmimin e parë në konkursin “Memoria dhe të Drejtat e Njeriut”, ndërsa në vitin 2025 ishte pjesë e ekipit fitues të konkursit rajonal të CFI-së “Balkan Voices 2”. Ajo është gjithashtu përfituese e bursës së KAS Media Programme South East Europe, e akorduar për studentë të talentuar të gazetarisë.