Pretendimi: Irani u bë gati të godiste Shqipërinë me raketa

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————-

Në 17 qershor 2025, portali Petravu botoi një artikull me titullin alarmant: “Irani u bë gati të godiste Shqipërinë me raketa.”

Megjithatë, lexuesit nuk duhet të alarmohen.

Në brendinë e tij, artikulli citon një intervistë që Xhavit Shala, ekspert sigurie ka dhënë për një televizion tjetër. 

Shala në intervistë deklaronte se “Irani do të godiste me raketa Shqipërinë në vitin 2023” pas strehimit të opozitës iraniane në Manzë të Durrësit. Si provë të vërtetësisë së deklaratave të tij, Shala citon publikimin e planit për sulm në një gazetë Iraniane. 

Portali e ka shpërndarë këtë lajm me një titull abuzues që nuk jep kontekst, duke krijuar iluzionin se në fakt bëhet fjalë për situatën aktuale.