.

.

BallinaUncategorizedKeqinformimi për tërheqjen e PD nga zgjedhjet

Keqinformimi për tërheqjen e PD nga zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka menduar të tërhiqet nga zgjedhjet, ndonëse portalet kanë aluduar për një largim të mundshëm. “Faktoje” verifikoi se në fakt bëhet fjalë për një manipulim të portaleve, duke abuzuar me titullin e deklaratës së liderit të PD për organizimin e protestës së 12 nëntorit.

————————————————————————————————————–

Pas shumë kritikave që bëri ndaj bojkoteve të kryera së fundi nga opozita, Sali Berisha nuk e ka të lehtë që të tërhiqet nga përballja e zgjedhjeve të ardhshme vendore në 14 maj 2023. Megjithatë, një artikull i publikuar në lexoinfo.com në datën 1 nëntor, tenton të ringjallë këto “fantazma të së kaluarës” për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.  “Do të tërhiqet? Berisha paralajmëron nga selia blu: S’ka votim me Edi Ramën, do jetë kohë…”, njofton në titull portali.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Po të shohim tekstin e lajmit, shihet se në brendësi të tij nuk përmendet në asnjë moment që ish-kryeministri Berisha do të tërhiqet nga posti i liderit të PD-së apo nga zgjedhjet e ardhshme. Madje ai shprehet më i vendosur se kurrë për të vazhduar me “aksionin e tij”.

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të artikullit në fjalë për të sqaruar se çfarë ka deklaruar konkretisht Berisha. Deklaratat e Berishës janë shkëputur gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e fundit me kryetarët e PD në degët e Tiranës.  Gjatë diskutimit të tij, Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira dhe prandaj demokratët duhet të ngrihen në protesta.

Kjo do jetë kohë protestash, mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën. Ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë tërmet, cunam. Nuk e imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, nuk ka asnjë ligj e rregull, aty është turp të futesh, nuk respektojnë asgjë”, tha ai. Është e kuptueshme se fjala e liderit të PD-së ka për synim mobilizimin në protestën e 12 nëntorit dhe synon që të argumentojë përse duhet larguar kryeministri Rama përpara zgjedhjeve vendore. Në asnjë pjesë të fjalës së tij, nuk flitet për bojkot apo largim të PD-së nga gara elektorale.

Edhe më herët, kreu demokrat ka deklaruar se do të vazhdojë përballjen me kryeministrin Edi Rama. Më 21 tetor të këtij viti, gjatë një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe, Berisha u shpreh ndër të tjera: “Ky njeri ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe mendon se ne do t’i bojkotojmë. Ne nuk bojkotojmë zgjedhje, ne do të përballemi me të. Ne kemi të shenjtë votën dhe do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë.”

Nëpërmjet artikujve të tillë, duke manipuluar me titullin, portalet synojnë që të tërheqin sa më shumë klikime, edhe pse shërbejnë si burim dezinformimi.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img