.

.

BallinaPertejKarta e studentit pa listë zyrtare shërbimesh

Karta e studentit pa listë zyrtare shërbimesh

SIRMA MOLLA

Karta e studentit është mjeti me anë të të cilit ai përfiton shërbime me kosoto të reduktuar apo falas për shërbime të caktuara.

Pajisja me këtë kartë, ishte një nga 8 kërkesat që studentët i drejtuan qeverisë për ta realizuar brenda vitit akademik 2018-2019, gjatë protestës që nisi në dhjetor të vitit të kaluar.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit morën përsipër të pajisin me karta studentët e kryeqytetit. Dy institucionet u zotuan se në javën e dytë apo të tretë të majit do të niste shpërndarja e tyre nëpër fakultete.

‘Faktoje’ verifikoi që në fund të javës së dytë të majit situatën sa i përket premtimit, i cili në fakt u përmbush vetëm pak ditë më vonë. Më në fund shpërndarja e kartës së studentit nisi më datë 27.05.2019

Në fakultete janë vendosur kioska ku studentët mund të bëjnë aplikimin për pajisjen me kartë. Ky proces është planifikuar të kryhet në ditë të caktuara, në varësi të degës së studimit, prej orës 09:00 deri në orën 16:00. Për të gjithë studentët të cilët nuk mund të aplikojnë në afatet e caktuara, do të lihet mundësia që  procedurën ta kryejnë në zyrat e përhershme që do ngrihen enkas në fakultete.

Karta e studentit parashikon çmime më të ulëta për shërbime të tilla si kinematë, galeritë apo muzeumet. Deri më tani nga kryetari i Bashkisë Tiranë janë premtuar mbi 40 sherbime por ende nuk ka një listë zyrtare dhe përfundimtare të shërbimeve që përfitohen nga karta e studentit.

“Faktoje kërkoi në faqet zyrtare të Bashkisë Tirane dhe Minisitrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por nuk gjeti asnjë liste që përfshin shërbimet që përfitohen nga kjo kartë.

E vetmja deklaratë zyrtare për shërbimet në fjalë është ajo e kryebashkiakut Veliaj me 16 prill 2019 gjatë një takimi me studentët.

 http://top-channel.tv/2019/04/16/karta-e-studentit-40-sherbime-lehtesira-edhe-nga-kompani-private/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img