Në këtë episod flasim për tregun e karburanteve në Shqipëri. Analizojmë se përse vendi ka naftën më të shtrenjtë në rajon dhe renditet ndër 10 vendet me çmimin më të lartë në botë.
Shqiptarët shpenzojnë për karburant 40% më shumë se në Kosovë. Deri në 15% më shumë se qytetarët gjermanë, ndërkohë që fuqia blerëse është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së. Po a e justifikon çmimi cilësinë?
Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi, Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX dhe Ola Xama gazetare në fushën e ekonomisë.