Pretendimi: Finlanda po teston një tunel nëntokësor për transportin e mallrave me kapsula magnetike me shpejtësi 500 km/h.

Verdikti: E pavërtetë

——————————————————–

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se “Helsinki po eksploron një projekt revolucionar për transportin e mallrave me kapsula magnetike nëntokësore, që pritet të arrijnë shpejtësi deri në 500 km/h.”

Pretendimi duket se ka origjinën nga një postim i 15 gushtit 2025 në “Cinesign’s Blog” një faqe që nuk ka një autor të identifikuar.

Disa nga këto postime citojnë si burim Qendrën e Kërkimeve Teknike VTT të Finlandës.

Qendra e Kërkimeve Teknike VTT e Finlandës është një qendër e vërtetë kërkimore finlandeze. Seksioni i lajmeve i faqes së saj së internetit nuk përmban asnjë njoftim për shtyp në lidhje me ndonjë projekt sadopak të ngjashëm me projektin e pretenduar.

Kontaktuar nga kolegët në LeadStories, Liisa Hertz, drejtuese e komunikimit dhe markës në VTT, deklaroi më 28 gusht 2025 se postimi “për fat të keq është lajm i rremë.”