Pretendimi: Bashkimi Evropian tërheq çmimin e kampionatit Kung Fu të fituar nga kampioni i botës, Necmettin Akyuz, sepse ai ngriti flamurin palestinez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————–

Në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se Bashkimi Evropian  i ka tërhequr çmimin e kampionatit të Kung Fu kampionit turk Necmettin Akyuz sepse ai ngriti flamurin palestinez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Akyuz e ngriti vërtet flamurin palestinez gjatë Kampionatit Europian të mbajtur në Dhjetor 2023

Megjithatë, medalja e tij nuk u tërhoq nga BE. Bashkimi Europian nuk ka tagër apo juridiksion të tërheqë medalje të një eventi sportiv. 

Në të vërtetë, Federata Europiane e Kungfu Wushu (WKFE), pak ditë pas ceremonisë së ndarjes së cmimeve, deklaroi se kishte nisur një “hetim të brendshëm” sa i përket “shfaqjeve politike” “u raportuan gjatë ceremonive të ndarjes së cmimeve.”

WFKE tha gjithashtu se “U morën masa të menjëhershme në vend, duke përfshirë takime personale dhe protesta zyrtare, për të kundërshtuar fuqishëm këto dukuri. Veprime të tilla nuk përputhen me vlerat dhe standardet tona brenda komunitetit të WKFE.”

Vetë Akyuz postoi në Twitter se “Federata Europiane hapi një hetim si pasojë e veprimit tim për të qenë zëri i të shtypurve.”

Pra, Akyuz vijon të mbajë medaljen që fitoi, ajo nuk është tërhequr nga BE, institucion që nuk ka aspak lidhje me këtë veprimtari sportive. Është Federata Europiana e Kungfu ajo që hapi një hetim të brendshëm pas shpalosjes së flamurit palestinez nga Akyuz.