Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, votuesit tani kanë në dispozicion një mjet të ri dhe të fuqishëm për të marrë vendime të informuara: Kalkulatori Zgjedhor.

Kalkulatori Zgjedhor është aplikacioni i parë në Shqipëri që ofron këshilla votimi (VAA – Voting Advice Application), një mjet inovativ që ndihmon përdoruesit të identifikojnë partinë politike ose kandidatin që përputhet më mirë me pikëpamjet e tyre.

Ky aplikacion është projektuar për të mbështetur ata që janë të pavendosur ose ata që thjesht duan të konfirmojnë zgjedhjen e tyre, duke ofruar qartësi dhe besim gjatë procesit të votimit.

Kalkulatori Zgjedhor është pjesë e rrjetit më të madh evropian të aplikacioneve të këshillave për votim, të përdorura gjerësisht në vende si Austria, Çekia dhe Kosova, ku miliona qytetarë kanë përfituar nga përdorimi i tij. I zhvilluar nga Faktoje.al, një organizatë joqeveritare e paanshme dhe e pavarur që fokusohet në verifikimin e fakteve në Shqipëri, në bashkëpunim me KohoVolit.eu, krijuesi kryesor rajonal i VAA-ve, Kalkulatori Zgjedhor sjell për herë të parë mbështetje për votuesit në Shqipëri, duke i ofruar standarde evropiane.

Ky aplikacion është i disponueshëm falas dhe mund të përdoret nga të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kenë një votë të informuar.

Faktoje.al dhe KohoVolit.eu ftojnë qytetarët të përdorin Kalkulatorin Zgjedhor tani.

Vizitoni faqen www.kalkulatorizgjedhor.al dhe për një votë të informuar.