.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookItalia nuk aprovoi ligjin që dënon më burg leximin e mesazheve të partnerit

Italia nuk aprovoi ligjin që dënon më burg leximin e mesazheve të partnerit

Pretendimi: Ligji i ri në Itali të çon në burg nëse lexon mesazhet private të partnerit

Verdikti: Mungon konteksti

Nga Barbara Halla

Në një titull bombastik, një portal shqipfolës njofton në 5 qershor ekzistencën e një ligji të ri në Itali, sipas të cilit “kush kontrollon Whatsapp-in apo telefonin e partnerit dënohet me 10 vite burg.”  Këtu bëhet fjalë për keqinterpretimin dhe nxjerrjen nga konteksti të një vendimi gjyqësor dhe jo të një ligji të ri në Itali.

Lajmi në fjalë është marrë nga mediat italiane, disa prej të cilave po ashtu kanë përdorur tituj të natyrës clickbait për të marrë vemendjen e lexuesve. Një faqe shkruan: “Whatsapp, të spiunosh mesazhet është krim: për Gjykatën e Kasacionit, rrezikon 10 vite burg.” Ndërkohë, faqe të tjera kanë përdorur një titull më të moderuar: “Gjykata e Kasacioneve: të spiunosh mesazhet private është krim.”

Megjithatë, Parlamenti Italian, i cili është organi shtetëror që mund të miratojë legjislacionin në vendin fqinj, nuk ka marrë një vendim të tillë. Lajmi flet për vendimin e dhënë nga gjykata e Kasacionit (që në Itali, është gjykata që vendos për çështjet pas Gjykatës së Apelit). Vendimi u dha në ditët e fundit si pjesë e një çështjeje gjyqësore, ku një burrë akuzohej se kishte lexuar dhe përdorur pa leje mesazhet private të ish-gruas. Burri ishtë dënuar më parë nga Gjykata e Apelit e Mesinës për përdorimin e bisedave në WhatsApp dhe telefonatave nga dy telefonat e ish-gruas së tij. Ai ja kaloi këtë informacioni avokatit të tij, me qëllim që të përdoreshin përgjatë procesit të divorcit. Në mars 2022, gruaja raportoi sjelljen e të shoqit, duke e akuzuar se kishte dërguar mesazhe private palëve të treta.

Pas vendimit të Gjykatës se Apelit, burri në fjalë e ankimoi vendimin në Kasacion, e cila vendosi kundër tij. Gjykata ka vendosur se leximi i mesazheve private pa dijeninë dhe pëlqimin përbën shkelje dhe këto mesazhe nuk mund të përdorën në procedura divorci nga asnjë palë. Ata që e shkelin këtë ligj mund të marrin deri në 10 vjet burg, por kjo varet nga çështja në çështje dhe do jenë nën diskrecionin e gjyqtarit të çështjes së caktuar. Neni 615 i Kodit Penal Italian parashikon si shkelje penale aksesin e paautorizuar në pajisjet kompjuterike, duke vendosur një dënim deri në tre vjet burgim në rast të përhapjës së përmbajtjes private.

Pra kemi të bëjmë me një diferencë të hollë, por të rëndësishme midis një ligji dhe një vendimi gjykate. Ligjet kalohen nga parlamenti italian dhe aplikohen në mënyrë të përgjithshme për të gjithë popullsinë. Ndërkohë që Gjykata e Kasacionit interpreton ligjet ekzistuese, dhe aplikohet vetëm për çështjen në fjalë. Megjithatë, edhe pse vendimet e Gjykatës së Kasacionit (si një nga gjykatat më të larta të shtetit italian) nuk janë të detyrueshme për gjykatat më të ulëta, në shumicën e rasteve ato përdorën nga këto gjykata për të interpretuar çështjet në të ardhmen.   

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img