.

.

BallinaUncategorizedInvestime në rrugën e Topojanit, por gjendja e saj mbetet skanadaloze

Investime në rrugën e Topojanit, por gjendja e saj mbetet skanadaloze

Topojani ishte një nga fshatrat ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici gjatë fushatës zgjedhore 2019 premtoi, përmirësime në furnizmin me ujë të pijshëm, rehabilitim rrugor, kanalizime të ujërave të zeza. Edhe pse në pranverë të 2021, sipas bashkisë, është investuar në infrastrukturën rrugore, gjendja e rrugës sot vijon të jetë në kushte skandaloze.

Me premtimin që t’i rikthejmë bashkinë qytetarëve kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në 2019 do të premtonte për banorët e fshatit Topojan, investime në infrastruktën rrugore, ujë të pijshëm dhe kanalizime.

“Lidhur me fshatin, bashkë me banorët, prioritet vendosëm ndërhyrjen në drejtim të infrastrukturës rrugore, kanalizimet e ujrave të zeza dhe veprat vaditëse.”- tha Gjici në takimin me banorët e fshatit Topojan në Kukës gjatë fushatës elektorale të vitit 2019.

*Premtimi I bërë edhe publik në faqen zyrtare te kryebashkiakut Safet Gjici

Dy vite me pas Faktoje riverfikoi këtë premtim, që gjatë vitit 2020 rezultoi i pambajtur. Fillimisht kërkuam për një projekt të mundshëm të bashkisë Kukës mbi rehabilitimin e infrastrukturës rrugore për këtë fshat dhe na rezultoi se kishte një të tillë, i pasqyrar në buxhetin e vitit 2021, me vlerë prej prej 36,294,945 milionë lekësh.

*Pjesë nga buxheti i hartuar nga bashkia Kukës për vitin 2021

Në prill të 2021, kreu i bashkisë Safet Gjici, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook njoftoi qytetarët se po punohet intesivisht për rehabilitimin e plotë të rrugës në njësinë administrative Topojan.

*Postimi i plotë i kryebashkiakut Gjici 30/04/2021

Nga foton e postuara duken makina të tonazhit të rëndë, të cilat shpërndajnë dhe sheshojnë dheun rrugën në hyrje të këtij fshati.

Njëkohësisht edhe në faqen zyrtare të bashkisë Kukës njoftohet zbatimi i këtij projekti, ku specifikohet se: “Investimi në fjalë mundësohet nga Bashkia Kukës bashkë me banorët e kësaj njësie, të cilët po ndihmojnë në rehabilitimin e saj”.

*Pjesë nga postimi në faqen zyrtare te bashkisë Kukës 2021

Në dhjetor të vitit 2021, gati 9 muaj pas punimeve që bashkia ka kryer në këtë rrugë Faktoje shkoi në terren për të parë se si ishte gjendja e rrugës.

*Hyrja e rrugës kryesore për në Topojan , Kukës 010/12/2021

Ajo që na ra në sy ishte se dhe pas investimitm, rruga ishte në gjendje skandaloze, ndërsa nuk bëhej fjalë për një sistem të kanallizimeve të ujërave të zeza.

*Aty ku duhet të ishin kanalet kulluese të ujrave të zeza apo mbledhës të shirave

Sikurse shihet nga foto e realizuara nga Faktoje, e vetmja gjë që ndan rrugën nga mali, aty ku duhet të ishin sistemet e kanalizmieve, është zgjatimi i një bordure prej betony, e cila nuk luan asnjë funksion.

Aksi në foto është i njëjtë me atë që kryebashkiaku i Kukësit prezantonte me pamje, të punimet të cilat do të bënin një ndryshim rrënjësor të rrugës. Sot kjo rrugë ishte tërësisht e mbuluar nga balta dhe gurët.

*Pjesë e aksit në të cilën pretendohet se është punuar për rehabilitim të rrugës

“Ndërhyrja totale është 4 km, ku 2.5 km janë nga Topojani deri në fshatin Brekijë dhe 1.5 km nga asfalti për në qendër të fshatit”,- shkruhet në postimine bërë në faqen zyrtare të bashkisë së Kukësit për punimet në këtë njësi administrative, po pamjet nga rruga për në hyrje të fshatit janë si më poshtë:

*Rruga për në hyrje të fshatit 10/12/2021

Rruga jo vetëm që nuk ishte asfaltuar, por nuk kishte asnjë shenjë rehabilitimi qoftë edhe me shtrim dheu, sikurse paraqitej në pamjet e pjesës hyrëse. Verfikimin e vijuam dhe më tej, deri në qendër të fshatit ku u përballëm me këtë pamje:

 

*Qendra e fshatit 10/12/2021

Faktoje bisedoi me banorët, të cilët mohuan se kishte pasur ndonjë ndërhyrje nga bashkia për rehabilitimin e rrugës. Ata pohuan se rruga nuk kishte parë ndërhyrje prej më shumë se 30 vitesh.

Nuk e dimë të ketë pasur ndërhyrje, Rruga është si është. Pa ujë vazhdojmë të jemi, asnjeri nuk do t’ja dijë”- shprehet për Faktoje, T.P, 60 vjeç i cili jetonte në këtë fshat prej vitesh.

Në shkrimin e publikuar një vit më parë, Faktoje konstatoi se edhe pse Topojani i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, banorët e tij vuanin nga mungesa e ujit, i cili vinte një orë në ditë në rastin më të mire, ndërsa ata detyroheshin të mbushnin ujë në pyll. Mungesa e investimeve dhe e punësimit, ishin dhe shkak për emigrimin e të rinjvë jashtë vendit, duke e lënë këtë fshat të banuar vetëm nga të moshuarit.

Nisur nga të dhënat që Faktoje ka grumbulluar premtimi i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici rezulton i Pambajtur.

“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img