Pretendimi: Nofulla e këtij skeleti provon se gjigandët kanë ekzistuar.

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————

Imazhi i nofullës së një skeleti të hershëm po shpërndahet në hapësirat konspiracioniste si provë e ekzistencës së “një racë të lashtë të gjigantëve kanibalë flokëkuq.”

Për këtë përdoret një foto ku krahasohen dhëmbët e gjetura në një shpellë në Lovelock në Nevada, ShBA me një shabllon të një proteze të dhëmbëve të njeriut të sotëm, në dukje shumë më e vogël se ajo e kafkës antike. 

Ajo që vihet re në shikim të parë është se në modelin e njeriut përfshihen vetëm dhëmbët dhe jo e tërë nofulla me gjithë kockat e saj.

Nofulla e plotë e njeriut

Madhësia e modelit të njeriut të sotëm në imazh është domosdoshmërisht më e vogël, sepse ai nuk përfshin të gjitha kockat e nofullës.

Nëse do të kufizohet shikimi vetëm në pjesën e dhëmbëve, ashtu si në figurën më poshtë, pjesët e krahasueshme të njeriut dhe ‘gjigantit’ nuk duket se janë aq të ndryshme në madhësi.

Mbivendosja e një konturi të rreshtit të dhëmbëve të njeriut në nofull tregon se, megjithëse dhëmbët dhe rreshti i dhëmbëve të nofullës janë pak më të mëdhenj, ajo nuk është “gjigante” në krahasim me modelin e njeriut.

Iluzioni i një ndryshimi dramatik në madhësi krijohet dhe nga forma parabolike e nofullës njerëzore: objektet parabolike me përmasa të ngjashme mund të futen brenda njëri-tjetrit. 

Arkeologu Gerald Fowke ka theksuar kotësinë e këtij krahasimi që në vitin 1902 duke shkruar: 

“Është një deklaratë shumë e zakonshme në gazeta që një “ndërtues tumash” është gërmuar diku, kocka e nofullës e të cilit do të futesh brenda asaj së një njeriu të rritur. 

Nuk është e nevojshme të gërmoni një “ndërtues tumash” për të kryer këtë punë; fenomeni është po aq i dukshëm me çdo nofull tjetër të zhvilluar të njeriut. Mund të vërehet, gjithashtu, në objekte të lakuara ose me kënd të hapur përgjithësisht, që kanë përafërsisht të njëjtën formë dhe trashësi; si lugë, pjata, ulluqe ose feta lëkurash pjepri. Rëndësia është po aq e madhe në një rast si në të tjerët. Eksperimentuesi nuk ka arritur të perceptojë një interval të konsiderueshëm midis fundit, ose këndit, të nofullës që mbante në dorë dhe asaj me të cilën po krahasohej. Ai duhet ta përmbysë të parën dhe ta krahasonte atë me pjesën e poshtme të kësaj të fundit, kur do të gjente shumë më pak ndryshim nga sa priste”.