Pretendimi: Ky imazh tregon pasojat e sulmeve me raketa iraniane në Tel Aviv

Verdikti: Foto e manipuluar

————————————————————–

Ndërsa Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme me raketa prej gati një jave, në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një imazh që pretendohet se tregon Tel Avivin në flakë pas një sulmi raketor iranian.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti një imazh të ngjashëm në një postim në Twitter

Në imazhin origjinal, forma e tymit është e njëjtë si në imazhin e mësipërm, por nuk duket si zjarr. Megjithatë, struktura e ndërtesave në imazh është e njëjtë. Kjo duket qartësisht kur krahasohen të dy imazhet.

Përveç kësaj, një përdorues tjetër ndau një pamje të ekranit të ngjashme me këtë foto më 13 qershor. Kjo pamje e ekranit duket se është marrë nga agjencia e lajmeve Al Jazeera Arabic.

Kanali ndërkombëtar i lajmeve raportoi sulmin në Tel Aviv natën e 13 qershorit. Një raport në YouTube nga CNN tha se raketat iraniane po depërtonin në Kupolën e Hekurt të Izraelit dhe tymi po ngrihej nga ndërtesat e qytetit. Sipas gazetarëve të CNN, tinguj shpërthimesh u dëgjuan si në Jerusalem ashtu edhe në Tel Aviv. Megjithatë, raporti i plotë tregoi një re tymi pas sulmit dhe jo një zjarr si në imazhin që po qakullon në rrjet.

Në shumë video-reportazhe të tjera, përfshirë Al Jazeera dhe SKY Neës, vërehet një re tymi e ngjashme me imazhin e mësipërm, por asnjë skenë me zjarr apo dritë të kuqe. Një video-reportazh nga Al Jazeera tregon pamje të tymit të bardhë në të cilin forma e tymit është e ngjashme me imazhin e mësipërm.