.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI gjeneruar ky imazh i flotiljes Sumud në ndihmë të Gazës

I gjeneruar ky imazh i flotiljes Sumud në ndihmë të Gazës

Pretendimi: Ky imazh tregon flotën Sumud që u nis për të thyer bllokadën e Izraelit në Gaza

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

————————————————————–

Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një flotë të madhe anijesh që po transportojnë ndihma në Gaza.

Postimi me gjasa i referohet Global Sumud Flotilla, një iniciativë ndërkombëtare detare e udhëhequr nga shoqëria civile me qëllim thyerjen e bllokadës izraelite të Gazës.

Grupi fillestar prej rreth 20 anijesh u nis nga Barcelona më 1 shtator, dhe mbërriti në brigjet e Tunizisë më 7 shtator. Ato u bashkuan me 20 anije të tjera në Siçili duke u drejtuar drejt Mesdheut lindor. Flota përbëhej kryesisht nga anije me vela, megjithëse merrnin pjesë edhe disa anije më të mëdha.

Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është shkëputur nga një video që ka nisur të qarkullojë në rrjet në shtator 2025.

Në versionin video, është e dukshme që këto pamje janë gjeneruar me programe kompjuterike që përdorin AI. Tregues kryesorë janë lëvizja e panatyrshme e flamujve palestinezë dhe linjëzimi dhe sinkronizimi perfekt i barkave në që lundrojnë në ujë.

Më tej, numri i anijeve në video nuk përputhet me numrin real të pjesëmarrësve në Global Sumud Flotilla, rreth 50 anije.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img