I gjeneruar helikopteri pakistanez i ndërtuar nga kanaçet

10

Pretendimi: Kjo video tregon një të ri pakistanez që ndërtoi një helikopter me dorë duke përdorur skrap metali, hekur dhe kanaçe të vjetra.

Verdikti: E pavërtetë

————————————————————

Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon një video që pretendohet se tregon një të ri pakistanez që ndërtoi një helikopter duke përdorur skrap metali, hekur dhe kanaçe të vjetra. 

Do të ishte e bukur nëse do të ishte e vërtetë, por video e mësipërme nuk është një nga këto raste. Ajo duket se është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale.

Tregues i kësaj janë pasaktësitë logjike në video. Për shembull, ndërsa helikat e helikopterit rrotullohen në mënyrë që ai të ngrihet, përreth nuk shohim as pluhur të ngrihet, as personat përreth të ndikohen nga zhvendosja e ajrit që do të vinte si pasojë e lëvizjes.

Më tej, gjatësia e helikave duket se zmadhohet papritur nga video që tregon helikopterin në tokë, tek ajo që e tregon në ajër, siç vërehet në imazhet e mëposhtme.

Video është përgënjeshtruar si e gjeneruar me inteligjencë artificiale edhe nga kolegët e FactCheck Pakistan.