Pretendimi: Ndaloni së ngrëni hot dog menjëherë sepse është kancerogjen
Verdikti: Mungon konteksti
Artikuj të shpërndarë në portale këshillojnë që të ndalohet menjëherë ngrënia e ‘hot dog’, pasi është një prej ushqimeve që sjell rrezikun më të madh të prekjes nga kanceri.
“Ky është një nga ushqimet që sjell rrezikun më të madh nga kanceri. Ndaloni së ngrëni menjëherë!”-shkruajnë portalet.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale
Alarmi i lëshuar në titullin e këtij shkrimi mund të krijojë panik të panevojshëm te lexuesit. Nevojitet të shpjegohet se studime të shumta kanë treguar se konsumi i rregullt i mishit të përpunuar, mes të cilëve dhe hot dog, rrisin rrezikun e kancerit kolorektal, i njohur gjithashtu si kanceri i zorrëve.
Sipas këtyre studimeve, nëse një person ha rreth 100 gramë mish të përpunuar çdo ditë, rreziku i tij për kancer kolorektal do të jetë 36% më i lartë se dikush që nuk ha mish të përpunuar.
Në qoftë se një person konsumon rreth 200 gramë mish të përpunuar çdo ditë rreziku do të jetë 72% më i lartë, e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që mishi i përpunuar të konsumohet rrallë.
Vënia e theksit te hot dog nga studiesit është një mënyrë për të frenuar konsumin e mishit të përpunuar nga të rinjtë në ShBA, në disa shtete vijon edhe pjesë e menuse së mensave të shkollës.
“Një hot-dog njëherë në kaq kohë nuk do të shkaktojë kancer të zorrës së trashë. Ajo që tregojnë provat, megjithatë, është se bërja e mishit të përpunuar pjesë e përditshme e dietës, siç bëjnë shumë amerikanë, paraqet rreziqe të qarta dhe serioze. Kjo është arsyeja pse Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerin vazhdon të rekomandojë shmangien e mishit të përpunuar.
Sipas studimeve, 5 janë ushqimet dhe pijet që rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri: mishi i kuq, mishi i përpunuar, alkooli, ushqime dhe pije të përpunuara, ushqime dhe pije me sheqer të shtuar.
Ekziston edhe një përllogaritje simbolike e ndikimit të ushqimit që konsumojmë në jetëgjatësinë e njeriut, i zhvilluar nga Universiteti i Miçiganit në ShBA, i cili ka zbuluar se ngrënia e një hot-dog ndikon në uljen me 36 minuta të jetëgjatësisë.