.

.

Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook I dyshimtë raporti që “provon” mashkullin brenda boksieres medaliste algjeriane

I dyshimtë raporti që “provon” mashkullin brenda boksieres medaliste algjeriane

0
I dyshimtë raporti që “provon” mashkullin brenda boksieres medaliste algjeriane

Pretendimi: Zbulohet kartela mjekësore që tregon se boksierja algjeriane Imane Khelif është mashkull

Verdikti: E paprovuar

Më 4 nëntor, portalevendin tonë kanë shpërndarë masivisht një informacionlidhje me një raport mjekësor, ku pretendohet se boksierja algjeriane, Imane Khelif është mashkull.

“Publikimi i një raporti mjekësor ka shkaktuar tronditje në botën e sportit, ku rezulton se Imane Khelif, boksierja algjeriane që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është mashkull.

Sipas gazetarit francez Djaffar Ait Aoudia, Khelif vuan nga një çrregullim i quajtur insuficienca e 5-alfa reduktazës. Raporti përmend praninë e testikujve të brendshëm dhe kromozomeve XY në trupin e saj”-shkruan JOQ.

Postimi i shpërndarë nga JOQ

Për këtë informacion të shpërndarë, portali përmend një gazetar francez, të quajtur Djaffar Ait Aoudia. Ky i fundit publikoi një artikull në portalin e tij “Reddux.info”, ku shkruante se kishte parë të dhënat mjekësore të boksieres algjeriane.

Ne bëmë një kërkim edhe në mediat ndërkombëtare, por konstatuam se në asnjë prej tyre nuk kishte raportime mbi këtë raport ku pretendohej se boksierja algjeriane është mashkull.

Nisur nga këto pretendime, kolegët e “Facta news” kanë bërë një verifikim, duke hedhur poshtë raportin e gazetarit francez. Sipas kolegëve të medias italiane, Djaffar Ait Aoudia nuk ka eksperienca të mëparshme në gazetari dhe veç kësaj ata kanë kofirmuar se jo të gjithë gazetarët (ose gazetarët e supozuar) të përmendur në rubrikën “Opinion” punojnë për gazetën.

“Cécile Debarge konfirmoi për Facta se nuk kishte qenë kurrë pjesë e redaksisë dhe se nuk kishte bashkëpunuar kurrë me Le Correspondant”, shkruajnë kolegët e Facta.

Në artikullin e tij, Ait Aoudia shkruan se ai e mori dosjen e Imane Khelif nga spitali “Kremlin Bicètre” në Paris dhe nga spitali “Mohamed Lamine Debaghine” në Algjeri. Sipas shkrimit të publikuar prej tij, dy endokrinologët e spitaleve, Soumaya Fedala dhe Jacques kishin hartuar një raport në vitin 2023 ku thuhej se Khelif paraqiste “anomali gjenetike” që tregonin se ajo ishte mashkull.

Mirëpo, raporti i publikuar me foto prej tij është shumë i dyshimtë. Së pari, emri i Khelif nuk figuron në dokumentin e publikuar. Edhe nëse është një dosje e vërtetë mjekësore, nuk është e sigurt që i përket boksieres algjeriane. Veç kësaj, nuk duken as firmat e dy mjekëve endokrinologë të përmendur. Dokumenti është prerë pikërisht në pjesën ku duhej të ishte firma e mjekut.

Dokumenti i publikuar

Jacques Young, endokrinologu për të cilin thuhet se ishte bashkëautor i vlerësimit, tha për DW se emri i tij po përdorej për të përhapur informacione të rreme.

Në lidhje me këto pretendime, kolegët e Facta kontaktuan spitalin “Kremlin Bicètre”, i cili dyshohet se i dorëzoi raportin mjekësor Djaffar Ait Aoudia. Megjithatë, spitali shpjegoi se: “Nuk jep asnjë informacion në lidhje me konfidencialitetin mjekësor dhe në veçanti, nuk specifikon nëse një person është ekzaminuar apo jo”. Prandaj, nuk ka gjasa që spitali t’i ketë lëshuar një certifikatë të pacientit gazetarit francez.

Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituesja e medaljes së artë në Paris, ngjalli një debat të madh online për shkak të polemikave rreth gjinisë së saj. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka deklaruar për gazeta të ndryshme se boksierja ka ndërmarrë veprime ligjore pas lajmit që e cilëson atë si burrë, të përhapur nga dokumente të paverifikuara, origjina e të cilave nuk mund të konfirmohet.

Shënim: Data 18 dhjetor 2024 website Vox News e ka korrigjuar lajmin, pas verfikimit të të Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

Previous article Premtimi për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit në Durrës, ende i pambajtur
Next article Përmbytjet në Spanjë nuk u ndikuan nga mbjellja e reve në Marok
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.