Pretendimi: Ky është momenti kur shpërthen topi zanor kundër protestuesve të
Verdikti: E vërtetë
Presioni i pandalshëm i opozitës, hetimet e pavaruara të organizatave të shoqërisë civile dhe dy komisione hetimore parlamentare, detyruan forcat e sigurisë serbe që të pranojnë pas një jave se zotërojnë në arsenalin e tyre pajisje zhurmuese që mund të përdoren gjatë protestave. Akuzat pas tubimit të madh antiqeveritar që u mbajt më 15 mars në Beograd, ku publiku dëgjoi për herë të parë për një armë që mund të jetë përdorur ndaj protestuesve, provuan se autoritetet serbe u përpoqën t’i fshihnin publikut të vërtetën. Pavarësisht se debati mbi përdorimin e kësaj arme mbetet ende i gjallë, mohimi i ekzistencës së “topit zanor” është kthyer në “thembrën e Akilit” të qeverisë serbe.
Video e panikut në turmë
“Ja momenti kur shpërthen ‘topi zanor’ në Beograd”- shkruajnë mediat online.

Postimet e shpërndara online
Një video që qarkulloi fillimisht edhe në media shqipfolëse, tregon pamjet e një grupi protestuesish që kishin bllokuar në 15 mars një nga rrugët kryesore në Beograd. Në momentin që po mbahej një minutë heshtje për viktimat e stacionit të trenit në Novi Sad, që është edhe arsyeja e këtyre protestave, turmën e kapi paniku dhe të gjithë largohen nga rruga duke parë nga pas me frikë. Audio e videos nuk zbulon llojin e zhurmës të fortë pavarësisht se në ato momente po mbahej heshtje. Ndërkohë, largimi i turmës duket si një proçes zinxhir i nxitur nga ikja e pjesës së fundit të turmës dhe të tjerët që e ndoqën në panik. Gjatë protestave të javëve të fundit janë regjistruar të paktën dy raste të mjeteve civile që kanë sfiduar bllokimet e rrugëve dhe kanë përplasur protestuesit duke krijuar pasiguri ndaj studentëve dhe protestuesve të tjerë për sulme të ngjashme. Pas publikimit të kësaj videoje, aktivistët në Serbi mblodhën disa dëshmi të tjera duke kërkuar një hetim të pavarur për përdorimin e mundshëm të armëve zanore nga një organizatë me ekspertizë në këtë fushë, e quajtur Earshot. Të nesërmen e protestës, Earshot deklaroi se “në 4 nga 12 videot e dorëzuar nga publiku dallohet një tingull në përputhje me zhurmën e prodhuar nga një armë unaze Vortex ose një top Vortex.”
Zyrtarët e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut në Serbi denoncuan përdorimin e kësaj arme akustike bazuar mbi zhurmën e dëgjuar nga turma e protestuesve. Ata thanë se do të paraqesin akuza në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në gjykatat vendase kundër atyre që urdhëruan sulmin.
Zyrtarët detyrohen të pranojnë pajisjet
Më tej, lideri serb shtoi: “Kam pasur mundësinë të shoh këtë armë jashtë shtetit dhe ajo lëshon një tingull të fortë dhe shqetësues. Ky tingull nuk u dëgjua në rrugët e Beogradit të shtunën në mbrëmje. Duhet gjithashtu të ndiqen penalisht ata që e publikuan një gënjeshtër kaq të turpshme”.
Zyrtarët e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut në Serbi denoncuan përdorimin e kësaj arme akustike bazuar mbi zhurmën e dëgjuar nga turma e protestuesve. Ata thanë se do të paraqesin akuza në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në gjykatat vendase kundër atyre që urdhëruan sulmin.
Zyrtarët detyrohen të pranojnë pajisjet
Zyrtarët serbë mohuan se forcat e sigurisë përdorën një armë akustike të gradës ushtarake për të shpërndarë dhe frikësuar protestuesit në protestën kundër qeverisë në Beograd. Në një deklaratë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç, gjithçka u konsiderua një gënjeshtër.
“Kam pasur mundësinë të shoh këtë armë jashtë shtetit dhe ajo lëshon një tingull të fortë dhe shqetësues. Ky tingull nuk u dëgjua në rrugët e Beogradit të shtunën në mbrëmje. Duhet gjithashtu të ndiqen penalisht ata që e publikuan një gënjeshtër kaq të turpshme”. Drejtuesit e forcave të sigurisë vijuan të mohojnë ekzistencën e këtyre armëve në arsenalin e policisë serbe. Kjo deri në publikimin e fotove nga opozita serbe të një pajisjeje zanore të montuar në një nga mjetet e xhandarmërisë gjatë protestës së 15 marsit. Pas kësaj prove, vetë ministri i brendshëm, Ivica Daçiç u shfaq në një demostrim para kamerave të pajisjes së shfaqur në fotografi, të quajtur LRAD 450XL, duke pretenduar se nuk bëhej fjalë për një armë të rrezikshme dhe se ajo nuk ishte vënë në përdorim ndaj protestuesve. Pajisja në fjalë, është një system zanor i zhvilluar nga kompania Genasys me përdorim kryesor nga anijet ushtarake për të sinjalizuar në rast rreziku përplasjenjë mjet tjetër detar. Policia serbe u mësua më vonë se ka blerë 7 pajisje të tilla në vitin 2021 për qëllime përdorimi në operacione sigurie. Pavarësisht se nevojitet të provohet më tej nëse ishte një pajisje zanore e qëllimshme nga forcat policore ajo që krijoi panikun në protestën e 15 marsit, është provuar tashmë se autoritet serbe mohuan për rreth një javë zotërimin e këtyre pajisjeve zanore në arsenalin e policisë.
SHENIM: Me datë 15/04/2025 Shkrimi fillestar është ndryshuar, falë perditësimit të informacioni fillestar dhe burimeve të reja dhe ekspertizës se shtuar, shkrimit i është ndryshuar dhe kategorizimi fillestar në Facebook.
Sipas ekspertëve, përdorimi i një arme të tillë është i paligjshëm, referuar ligjit të policisë serbe.
Më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në Beograd të shtunën në një protestë masive, e cila u pa si kulmi i protestave disa mujore kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij. Protesta ishte pjesë e një lëvizjeje kombëtare kundër korrupsionit, që shpërtheu pas shembjes së një strukture betoni në një stacion treni në Novi Sad në nëntor, ku humbën jetën 15 persona.