Pretendimi: Gjermania po ndalon muzikën në shkolla që të mos ofendojë radikalët myslimanë
Verdikti: E pavërtetë
—————————————–
Një artikull i portalit Patriotik Media pretendon se “disa shkolla publike në Hamburg (Gjermani) kanë filluar të heqin orët e muzikës nga kalendari mësimor, pasi në Islam konsiderohet «haram» (mëkat).”

Megjithatë, ky pretendim nuk është e vërtetë. Ndërsa ka patur disa raportime në median gjermane për incidente të izoluara ku disa studentë myslimanë refuzuan të merrnin pjesë në mësimet e muzikës, nuk ka mbyllje të mësimeve të muzikës në Hamburg.
Një raport nga Die Welt në qershor 2025, për shembull, përshkruan raste të izoluara në të cilat studentët nuk morën pjesë në mësime për arsye fetare.
Artikulli gjithashtu përshkruan incidente të izoluara në të cilat vajzat janë sulmuar nga nxënës myslimanë në shkolla të ndryshme. Ksenija Bekeris, senatore e arsimit në Hamburg, citohet të ketë thënë se, ndërsa këto sjellje nuk janë të përhapura, ato nuk do të tolerohen.
Gazeta vendase Hamburger Abendblatt raportoi gjithashtu në qershor mbi akuza se nxënësit myslimanë kanë kërcënuar ose fyer shokët e klasës dhe se ekziston një “presion fetar” i caktuar në lidhje me veshjen dhe sjelljen.
Pra, ndërsa ka disa prova tensionesh midis individëve myslimanë dhe shkollave të tyre përkatëse, nuk ka asnjë provë se autoritetet gjermane kanë ndaluar mësimet e muzikës nga frika se mos tregohen islamofobë.
Bordi i arsimit i Hamburgut e liston qartë muzikën si një lëndë që duhet të mësohet në shkolla, me informacion në lidhje me kurrikulën, planet arsimore dhe rregulloret e provimeve në faqen e tij të internetit.

Muzika listohet si lëndë në faqen zyrtare të bordit të arsimit të Hamburgut
Më tej, Autoriteti i Arsimit i Hamburgut gjithashtu ka hedhur poshtë plotësisht çdo pretendim se ka ndaluar mësimet e muzikës.
“Ky pretendim është plotësisht i pabazuar”, tha një zëdhënës i autoritetit për EuroVerify. “Sigurisht, muzika mësohet në të gjitha shkollat në Hamburg. Kështu ka qenë gjithmonë dhe nuk ka plane për ta ndryshuar.”