BallinaPertejGreqia hap kufijtë me Shqipërinë, por pritja në anën greke mbetet ende e gjatë për udhëtarët

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, por pritja në anën greke mbetet ende e gjatë për udhëtarët

RAIMOND KOLA

Rreth 15 mijë udhëtarë kanë lëvizur në harkun e katër ditëve, në  hyrje dhe në dalje, në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Pas zbutjes së pandemisë së koronavirusit autoritetet greke kanë lejuar përmes Kakavijës të kalojnë edhe vizitorët shqiptarë për qëllime turistike drejt Greqisë, ndryshe nga më parë kur lejoheshin vetëm shtetasit me dokumente të vlefshme greke.

Sipas të dhënave shqiptare lëvizja e udhëtarëve është pothuajse e njëjtë si në hyrje edhe në dalje. Rreth 1500- 2000 udhëtarë hyjnë në ditë nga Greqia në territorin shqiptar dhe po 1500-2000 udhëtarë dalin nga territori shqiptar për të udhëtuar drejt Greqisë. Në Kakavijë është lehtësuar nga ana tjetër edhe ngarkesa e lëvizjes së mjeteve tregëtare, pasi është rihapur edhe Pika e Kapshticës në Juglindje, e cila  përballon një peshë të lëvizjes së mallrave, sidomos të sipërmarrjeve të mëdha nga vendet e rajonit që kalojnë tranzit në kufirin  shqiptaro- grek.

Zëdhënësja e Policisë së Gjirokastrës Oltiana Nano tha se në anën shqiptare policia kufitare punon me kapacitet të plotë duke e përballuar më së miri fluksin e lëvizjes me numrin e lartë të sporteleve të shërbimit për pasaportat. Sipas zonjës Nano numri i sporteve është në varësi të fluksit të udhëtarëve dhe nuk paraqet asnjë problem edhe nëse në kufi ka prurje të larta të udhëtarëve dhe të mjeteve.

Autoritetet greke kanë rihapur në Korrik  edhe tre pikëkalime me Shqipërinë, Portin e Korfuzit me Sarandën, Pikën e Qafë Botës në Konispol dhe së fundi edhe Pikën e Tri Urave në Përmet dhe kjo shihet si një masë që ndikon në uljen e peshës së lëvizjes së udhëtareve përmes Kakavijës. Por në Portin e Sarandës ende nuk është normalizuar plotësisht lëvizja  e mjeteve të lundrimit për shkak të kritereve që u janë vënë shoqërive që realizojnë këtë shërbim si për qytetarët shqiptarë edhe për turistët .

Oltiana Nano/Zëdhënëse e Policisë së Gjiokastrës 

Kakavijë 14 korrik/ana shqiptare 

Hyrje daljet Kakavije pas lehtësimit të masave te pandemisë

 

Pak sportele në anë greke dhe kontrollet për COVID sjellin radhë të gjta të udhëtareve

 

Por ndërsa në anë shqiptare lëvizja e udhëtarëve dhe e mjeteve është e shpejtë në daljen për në  Greqi në anë greke nisin pritjet më të gjata.  Pritjet  shkojnë nga 1 deri në 3 orë  dhe shpesh familje me fëmijë dhe të moshuar qëndrojnë në temperatura mjaft të larta pasi pika kufitare nuk ka zona të mbuluara apo me gjelbërim.

Autoritet kufitare greke nuk e lejojnë fotografimin nga gazetarët shqiptarë në Pikën greke në punën e tyre rutinë pa një leje të posacme nga Ministria e Shtypit apo ajo e Jashtme në Greqi, por gjatë vizitave apo takimeve të ndërsjellta të policive kufitare lejohen filmimet apo fotografimet nga gazetarët shqiptarë.

Pala greke punon në Kakavijë me një deri në dy sportele kufitare  në mjedise të hapura dhe jo të mbyllura. Kontrollet për pandeminë, si kryerja e testit të shpejtë apo vërtetimeve të vaksinimit  sipas vetë udhëtareve kanë shtuar vonesat që edhe më parë viheshin re në këtë pikë kufitare.

Në anën greke të  Pikës kufitare ngarkesa më e madhe e lëvizjes vihet re  orëve të para të mëngjesit deri rreth mesditës.  Përpunimi i dhjetëra autobuzëve  që kryejnë linjat Shqipëri Greqi me gati 70% të kapacitetit kërkon kohë në sportelet greke. Pak ditë më parë Greqia nuk i lejonte autobuzët  e shoqërive greke dhe shqiptare të transportit të udhëtonin drejt Greqisë dhe në kufi ralizohej këmbimi i udhëtareve. Ata vinin me autobuzë në anën shqiptare, përshkonin me këmbë dhe bagazhe rreth 2 km deri në kufirin grek dhe  pas kryejres së procedurave kufitare greke merrnin autobuzët e linjave që i prisnin në kufirn grek. Por kjo praktikë me ndërhryjen e autoriteteve shqiptare u hoq nga pala greke dhe tani transporti vijon lirisht pa ndërprerje nga territori shqiptar drejt territorit grek.

Radhët e autobuzëve orëve të paradites në kufirin shqiptaro grek

Garancitë në kufi dhe dokumentet dhe testet për COVID zgjatin orët e përpunimit të udhëtarëve në anën  greke

Greqia vijon t`u kërkojë udhëtarëve në hyrje formularin e posacëm që plotësohet on line,certifikatën e vaksinimit dhe testin e COVID 19 ndërkohë që Shërbimi Epidemiologjik i Janinës kryen në kufi edhe teste e  shpejta.

Kriteret e palës greke për udhëtarët:

-Të kenë plotësuar Formularin e hyrjes në Greqi I cili gjendet on line.  (PLF)

-Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Kjo katgori duhet të ketë  çertifikatë vaksinimi nga autoritete shtetërore në gjuhën angleze, kukrahas identitetit ,përshkruhet  lloji i vaksinës dhe  data e kryerjes së vaksinave.

-Në rast se nuk kanë bërë vaksinën duhet të kenë me vete test RT-PRC (kryer 24 -72 orë përpara udhëtimit ose RAPID TEST 48 orë përpara udhëtimit ose nje vertetimi se personi e ka kaluar semundjen e Covid/diagnoze pozitive, nepermjet PCR ose rapid test te 180 ditë me pare.(të gjitha dokumentet në gjuhën angleze.)

-Mosha e fëmijëve që u nevojitet test  qoftë Rapid apo PCR  është 12 vjec e sipër.

-Gjatë udhëtimit të gjithë pasagjerët  në autobuzë duhet të mbajnë maskë.

Të gjitha këto procedura kërkojnë kohë dhe shpesh krijojën dhe radhë të gjata të automjeteve në anën greke që mbërrijnë deri në kufirin shqiptar.  Ndërkohë që personave që udhëtojnë vetëm me pasaportë shqiptare drejt Greqise  (me të drejtë qëndrimi 90 ditë) për vizita familjare apo  turizëm  në anën greke u kërkohen dokumente plotësuese.

Nëse shkojnë  për vizitë tek të afërmit u kërkohet garanci nga një person në Greqi. Sipas autoriteteve kufitare greke garancia duhet të jetë origjinale, e lëshuar në Greqi me vulë të thatë dhe  jo e dërguar   me e- mail,  me fax apo  e  fotokopjuar.

Nëse udhëtarët shkojnë për turizëm ata duhet të paraqesin tek autoritetet kufitare greke rezervimin e hotelit apo të njësisë turistike ku do të qëndrojnë. Udhëtarët duhet të të kenë me vete edhe shuma monetare në varësi të ditëve të qëndrimit për t`ia dëshmaur  policisë  greke nëse  u kërkohet në kufi.

Sipas rregullave kufitare nevojiten  50 euro për çdo ditë që do deklarojnë se do qëndrojnë në Greqi, ose minimalisht 500 euro nëse do qëndojnë nën 5 ditë. Greqia zbaton në këto masa rregullat  e vendosura nga Bashkimit Europian për hyrjen në zonën Shengen.

Radhët deri në kufirin grek

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img