INVA HASANALIAJ
Operacionet e kërkim-shpëtimit për banorët që ndodhen ende nën rrënoja si pasojë e tërmetit të së martës, 6.4 shkalla rihter, po vazhdojnë. Asnjë institucion shtetëror nuk ka dhënë informacion se sa persona mungojnë në apel, por kërkimet vazhdojnë të jenë të përqendruar në Durrës dhe Thumanë, dy zonat më të goditura.
Prej mëngjesit të së mërkurë në zonën e Tiranës dhe Durrësit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, me vendim i Këshillit të Ministrave.
Kompania koncesionare për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit AHC njoftoi pezullimi e taksës për rrugën e Kombit Durrës-Kukës-Morinë, përgjatë të cilit që pas tërmetit kanë kaluar ekipe të kërkim –shpëtimit dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti.