Faktoje dëshiron të flasë me vajza dhe gra që kanë pasur një përvojë me fertilizimin in vitro në Shqipëri ose me bashkëshortët apo partnerët e tyre, të cilët duan të ndajnë me ne sfidat dhe vështirësitë e këtij trajtimi.
A jeni përballur me vështirësi në dëshirën për t’u bërë nënë ose baba? A keni provuar trajtimin e fertilizimit in vitro, në përpjekjet për të arritur këtë qëllim? Faktoje dëshiron të flasë me ju.
Në dritën e një projektligji të ri të qeverisë për “Shëndetin seksual dhe atë riprodhues”, Faktoje dëshiron të raportojë mbi vështirësitë që kalojnë shumë çifte dhe gra pa partnerë në Shqipëri për të realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër. Ne duam gjithashtu të dimë mbi kostot emocionale dhe financiare të këtij procesi, i cili pavarësisht premtimeve, nuk ofrohet nga sistemi shëndetësor publik në vend.
Për të ndarë me ne përvojën tuaj, ju lutem plotësoni pyetësorin më poshtë. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: info@faktoje.al ose në rrjetet tona sociale Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin.
Përgjigjet tuaja mund të na i dërgoni deri më 25 maj, ora 24:00.