Imazhi i dy fëmijëve që përshëndesin një autokolonë ushtarësh me flamurin ukrainas që po i drejtohen luftës, ka prekur shumë njerëz ditët e fundit. Fotografia është postuar dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në faqen e tij zytare, ku ai është shprehur zemërthyer. Faktoje verfikoi se fotografia në të vërtetë i përket në viti 2016 dhe është pjesë e albumit që titullohet “Fëmijët e Luftës”, nga fotografi Dmitry Muravsky dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit në Ukrainë.

Ndërsa mijëra ukrainas i janë bashkuar forcave të armatosuar për të mbrojtur vendit në konfliktin me Rusinë, një imazh i dy fëmijëve që përshëndesin ushtrinë ukrainase duke lëvizur me tanke është bërë virale në rrjetet sociale. Ky imazh pretendohet të jetë një imazh i fundit i fëmijëve në Ukrainë , që dërgojnë ushtrinë e vendit për luftë me Rusinë ndërsa personeli ushtarak shihet duke përshëndetur  fëmijët.

Të njëjtin imazh e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama disa ditë më parë në faqen zyrtare të Facebook.

*Foto e shpërndarë nga kryeministri Rama në datën 27/02/2022

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, fotografia e publikuar nga kryemnistri Rama është shpërndarë mbi 340 herë. Faktoje e verifikoi këtë foto dhe rezulton se imazhi nuk i përket ngjarjeve aktuale që po ndodhin në Ukrainë, por një foto e viti 2016.

Përmes programit “Google search image” ne arritëm të filtrojmë se kur është publikuar imazhi për herë të parë.

*Pjesë nga kërkimi përmes Google search image

Fotografia në fjalë është ripublikuar në shumë media ukrainase të kohës në mars të vitin 2016.

*Media ukrainase mars 2016

Fotografia me autor Dmitry Muravsky është shkrepur në vitin 2016 dhe është pjesë e albumit “Fëmijët e Luftës“. Kjo foto është publikuar fillimisht nga Ministria e Mbrojtjes Ukrainase po në të njëjtin vit dhe më pas është ripublikuar në mediat vendase.

Harta tregon si po qarkullon dizinformacioni rreth pushtimit të Ukrainës, realizuar nga organizatat firmëtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN Signatorie)

Faktoje si pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Verfikimit të Fakteve (IFCN) është e fokusuar në verifikimin e lajmeve, fushatave, fotografive dhe videove që lidhen me situatën aktuale në Ukraninë.