BallinaAktiviteteFaktoje përmbyll ciklin e trajnimeve kundër dezinformimit, në kuadër të projektit me Ambasadën e Britanisë

Faktoje përmbyll ciklin e trajnimeve kundër dezinformimit, në kuadër të projektit me Ambasadën e Britanisë

Një grup prej 18 studentësh të vitit të dytë të gazetarisë, në profilin e marketingun, ishin pjesëmarrësit e trajnimit nga organizata Faktoje, me temë luftën kundër dezinformimit.

Trajnimi u mbajt në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë dhe tërhoqi interesin e studentëve të cilët u përfshinë që në fillim në pyetje dhe një diskutim të gjallë mbi lajmet e rreme që qarkullojnë rëndom në media dhe rrjetet sociale.

Të rinjtë e pranishëm në sallë u njohën për herë të parë me metodologjinë dhe punën e një media fact-checking dhe sesi mund të bëhen edhe ata pjesë aktive e shoqërisë në ndërgjegjësimin e komunitetit kundër shpërndarjes së fake news dhe dezinformimit.

*Studentët e gazetarisë gjatë orës së trajnimit me Faktoje.al

*Studentët duke ndjekur prezantimin e metodologjisë së Faktoje.al

 

Kryeredaktorja e Faktoje Viola Keta, i njohu studentët me shembujt tipikë të dezinformimit në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmeti apo pandemia, periudha gjatë të cilave ‘fake news’ u kthye në një fushatë të mirëfilltë dezinformimi.

*Kryeredaktorja e Faktoje.al Viola Keta gjatë trajnimit me studentët e Gazetarisë në Fakultetin e Hisori-Filologjisë  

Shumë nga studentët diskutuan mbi shembuj konkretë të informacioneve më të përhapura dhe të frymëzuara nga teoritë e konspiracionit mbi kurat popullore për shërimin nga covid -19 apo për pasojat e vaksinave kundër këtij virusi. Pjesëmarrësit shprehën interes për të mësuar sesi i përzgjedh Faktoje deklaratat apo premtimet e funksionarëve publikë dhe burimet që përdor për verifikimin e tyre.

 

Studentët gjithashtu u njohën me përmbajtjen e Ligjit për të Drejtën e Informimit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e institucioneve dhe zyrtarëve publikë, për t’i dhënë llogari qytetarit për veprimtarinë e tij.

Një moment tjetër i rëndësishëm i këtij trajnimi ishte edhe testimi I njohurive mbi dallimin mes ‘fake neës’ dhe lajmit të vërtetë, përmes një quiz-i të përgatitur nga Faktoje. Gazetarja Inva Hasanaliaj argumentoi për studentët kategorizimin e secilit prej informacioneve të paraqitura në këtë ushtrim praktik.

 

*Studentët duke plotësuar pyetsorin

*Gazetarja Inva Hasanaliaj gjatë trajnimit me studentët

 

Cikli prej 5 aktivitetesh trajnuese mbi luftën kundër dezinformimit, që u përmbyll të enjten e 9 dhjetorit, nisi me studentët e departamentit të gazetarisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan në 25 nëntor, për të vijuar më pas në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe përfundoi me tre sesionet trajnuese në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.  Ky cikël trajnimesh u ofrua nga Faktoje me mbështetjen e Ambasadën Britanike ne Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img