Shefi i Departamentit të Gazetarisë pranë Fakultetit të “Histori-Filologjisë”, Mark Marku ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me përfaqesuesen e organizatës “Faktoje”, Klodiana Kapo.
Katër studentë do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën, pranë “Faktoje-s”, e cila ka në themel të punës së saj verifikimin e fakteve.
“Faktoje”, është një organizatë mediatike, që ka në themel të saj të faktojë vërtetësinë e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publikë (ose subjekteve private që përfitojnë nga fonde publike) dhe më pas t’i themi publikut të vërtetën.