Faktoje do të përcjellë ankesën tënde pranë institucioneve përgjegjëse.
Dhjetra qytetarë nga Tirana, Durrësi, Vora dhe Kurbini kanë dërguar ankesën e tyre në aplikacionin “FAKTO DHE TI”!
Faktoje pasi ka verifikuar ankesën ka dërguar kërkesa zyrtare pranë institucioneve përkatëse, në mënyrë që problemi i qytetarëve të dëgjohet dhe të marri zgjidhjen që kërkohet ligjërisht.
Faktoje prej 2 vitesh ka ndjekur procesin e rindërtimit, duke e vënë theksin tek transparenca dhe llogaridhënia.
#Faktodheti #Faktoje #Rindërtimi #Followthemoney #Gjurmoparanë