.

.

BallinaRajoni përmes fakteve“Egnatia”, modeli i rrugës së lënë “rrugëve”

“Egnatia”, modeli i rrugës së lënë “rrugëve”

Aksi Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43,4 km, i njohur si rruga “Egnatia”, pas më shumë se një dekade zvarritjeje mund të konsiderohet si “rruga e lënë rrugëve”. Projekti nisi me koston fillestare prej 134.6 milionë dollarësh, kosto e cila është dyfishuar, ndërsa fundi i ndërtimit është shtyrë edhe për 22 muaj të tjerë.


Për realizimin e plotë të projektit Lotit 1 dhe 2 me të gjithë elementet e tij nevojitet një fond shtesë me 56.8 milionë e USD. Për përfundimin e lotit 3 nevojtiet në total një fond shtesë prej 25 mln USD, që nuk është gjetur në lidhje të kontratës. Janë gjetur vetëm gjysma e financimit plus problematika e shtuar prej 24 mln për skarpatet që nuk kanë pasur studim gjeologjik. Nga momenti i alokimit të fondeve ajo rrugë përfundon për 22 muaj” – u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të enjten e 24 shtator në Kuvend në një interpelancë të kërkuar nga 7 deputetë të opozitës.

Aksi Qukës-Qafë Plloçë duhet të kishte përfunduar që në vitin 2018!

Projekti duhet të përfundonte në vitin 2018, ndërkohë që deri në fund të muajit tetor 2019, nuk është realizuar më shumë se 57 % e disbursimeve. Referuar ndryshimeve të miratuara deri në momentin e auditimit dhe ato në proces miratimi, kosto e projektit rritet me vlerë mbi 59 milionë USD, vlerë e cila pritet të rritet deri në përfundim të projektit, duke i kushtuar shumë buxhetit të shtetit në investimet me financime të huaja” – thuhet në raportin e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit publikuar në muajin dhjetor 2019.

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është i ndarë në 3 lote. Në muajin mars 2020, pas një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, u komunikua se deri në atë moment ishin kryer 79,16 për qind e punimeve në Lotin 1 dhe 78,06 për qind të punimeve në Lotin 2.

*Përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Loti 3 mbetet më problematiku. Punimet në këtë lot, të financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim, vijonë me ritme të ngadalta dhe deri më tani janë realizuar 50 për qind e tyre.

Rruga “Egnatia” si ndërlidhëse e dy vendeve!

Ndonëse ishte premtim elektoral i vitit 2009 nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërtimi i aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë u “përdor” edhe nga kryeministri Edi Rama në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare Maqedoni e Veriut-Shqipëri më 15 dhjetor 2017, ku u shpreh se aksi në fjalë do t’u shërbente marrëdhënieve mes dy vendeve.

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e rrugës “Egnatia” përveç faktit që vijon të mbetet një premtim i pambajtur, po rrit me ritme të larta edhe kostot, ndërsa përfundimi i punimeve është ende i largët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img