.

.

BallinaFaktometerPa kategoriEdi Rama: 54 mijë biznese aktive më shumë se në 2013

Edi Rama: 54 mijë biznese aktive më shumë se në 2013

KLEVIS PALOKA

“ 54 mijë biznese aktive më shumë se në 2013”, deklaronte Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Për të verifikuar këtë deklaratë, “Faktoje”, dërgoi kërkesa për informacion në adresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), për të ditur se sa është numri aktual i bizneseve aktive.

Sipas DPT-së, numri i subjekteve aktive në vitin 2013-të ishte 119.970, ndërsa në vitin 2017-të numri i tyre ishte 111.410. Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se ka pasur një rënie prej 8 mijë biznesesh në harkun kohor të 4 viteve.

Sipas QKB-së numri i subjekteve aktive në 2013 ishte 142450, ndërsa në vitin 2017 numri i subjekteve aktive ishte 202536, që do të thotë se brenda 4 viteve ka pasur një rritje prej 60 mijë biznesesh.

Duke u nisur nga të dhënat e DPT-së, deklarata e kryetarit të maxhorancës do të rezultonte një gënjeshtër e madhe, ndërsa po t’i referohemi të dhënave nga QKB-ja, deklarata e kryesocialistit do të rezultonte e vërtetë.

Por duke u nisur nga mospërputhja e të dhënave të të dy institucioneve këtë lajm do ta klasifikojmë PA KATEGORI.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img