.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama

E manipuluar trokitja e agjentëve të FBI-së në derën e kryeministrit Rama

Pretendimi: Ky imazh tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit që kanë mbërritur në godinën e Kryeministrisë

Verdikti: Foto e manipuluar

——————————————————

Ethet e arrestimeve të zyrtarëve të lartë po ushqejnë edhe lajmet e pavërteta në rrjet. Një imazh që pretendon se tregon agjentë të Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) përpara godinës së kryeministrisë shqiptare qarkullon së fundi duke nxitur idenë e një trokitjeje në derën e kryeministrit. 

Në të vërtetë, imazhi i mësipërm është manipuluar.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se figurat e agjentëve janë marrë nga një foto e shkrepur 13 vite më parë në New York, ShBA nga fotografi i AFP Stan Honda.

Agjentët në foto po hetonin një incident shtënie me armë më 24 gusht 2012, në New York, siç shpjegohet në diçiturën që shoqëron foton.

Figurat e agjentëve në foton e mësipërme u janë mbivendosur një imazhi të Kryeministrisë, siç vërrehet edhe në videon e mëposhtme:

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img