Pretendimi: Në këtë foto Papa Leoni i 14-të duke bërë shenjën e djallit me gishta

Verdikti: E pavërtetë

Barbara Halla

Një foto e postuar në Facebook me datë 16 maj pretendohet se tregon Papën e ri, Leonin e 14-të, duke bërë  shenjën e djallit me duar. Në fakt, bëhet fjalë për një foto të manipuluar.

Megjithëse një origjinë e qartë e fotos nuk gjendet, ajo ka filluar të qarkulloj nëpër rrjetet sociale rreth dates 16 maj. Në versionin e saj origjinal (fotoja në të majtë) shihet që Papa Leoni ka tre gishtat e para të ngritura. Po të shihet me kujdes fotoja e djathë, dallohet që kjo pamje është manipuluar, pasi dora e tij është zmadhuar për të shtuar gishtat e mbledhur. Për më tepër, cilësia e kësaj foto është më e ulët sesa versioni origjinal, për shkak të manipulimit që i është bërë.

Si fotoja origjinale dhe ajo e manipuluar janë shpërndarë në faqe të ndryshme, duke përfshirë qindra faqe në Facebook, Instagram, Threads, dhe Twitter/X.  Ajo është përdorur nga grupime të ndryshme në formën e një meme-je apo shakaje. Për më teëpr simbolizmi i fotos së manipular nuk ka të bëjë me djallin. Në fakt, ajo duket të jetë manipuluar për të treguar Papën duke bërë shenjë e shprehjes “të dua” në gjuhën e shenjave amerikane.

Një tjetër postim i ndarë nga i njëjti profil në 18 maj ngre pikëpyetje mbi origjinën e krishtërimit bazuar në simbole të ndryshme të përdorura në veshjet e figurave katolike (si kardinalët, priftërinjtë apo edhe Papas) janë shenja pagane (“zotave të Babilonisë).

Këtu bëhet fjalë për një teori konspiracioni të hershme sipas të cilës Katolicizmi nuk ka të bëjë më fenë e krishterë, por vjen nga një fe misterioze dhe pagane nga zonën e Babilonisë në Lindjen e Mesme. Burimi i kësaj teorie vjen nga një pseudohistorian anglez, Alexander Hislop), i cili publikoi në vitin 1871 një libër mbi këtë temë.

Megjithatë, kjo teori është hedhur poshtë nga historianë të fesë katolike dhe më tej, pasi ka një histori të mirë dokumentuar të zhvillimit të Krishtërimit në Perëndim, si dhe ndarjes midis kishës katolike dhe asaj ortodokse në shekullin e 11-të, në atë që njihet nga historianët si përçarja lindje-perëndim. Patjetër që si pasojë e faktit që feja krishtere ka fillesat e saj në Lindjen e Mesme, ajo ka elemente nga fetë dhe kulturat e rajonit, siç e pranojnë historianët.

Për më tepër, këto imazhe të ndara nga faqja ne Facebook nuk tregojnë një lidhje midis feve babilonase dhe asaj katolike. Kryqet e kuqe në veshjen e papës (në atë që quhet “pallium”) dhe përdoren për të simbolizuar plagët e Krishtit, gjashtë gozhdat simbolike në kryqëzimin e Krishtit sipas Biblës. Më poshtë mund të shihet një pamje nga një afresk i Papa Inocentit të 3-të që ka veshur diçka të ngjashme. Ky afresk vjen nga shekulli i 13-të.