Pretendimi: Një foto e presidentit Macron mbi një njëbrirësh tregon diferencën e tij me Putin
Verdikti: E pavërtetë, Altered image
Pas lajmeve të pasakta se Franca do të dërgonte dymijë ushtarë në Ukrainë, gjë që u hodh poshtë nga autoritetet francize, presidenti Emanual Macron është vendosur nën sulmin e propagandës ruse. Retorika kryesore mbetet mungesa e virilitetit të Macron për të përballur një lider të pathyeshëm si presidenti rus, Vladimir Putin.
Foto ku shfaqet presidenti francez, Emmanuel Macron me kamerdare rozë në pishinë dhe me kostum është e rremë. Faktoje verifikoi se imazhi është i edituar, për të tallur presidentin francez.
Mbi këtë narrativë, po qarkullon një foto ku Putin dhe Macron janë vënë pranë njëri-tjetrit për të treguar në një farë mënyrë fuqinë e secilit prej tyre. Putin shfaqet pa bluzë hipur mbi një kalë, ndërsa Macron mbi një kamerdare rozë me njëbrirësh.
Postimet e shpërndara në rrjetet sociale
Sa të sakta janë këto imazhe të publikuara?
Ne bëmë një kërkim për secilin prej tyre. Nga kërkimi rezulton se foto e liderit rus është reale. Ajo është shkrepur në vitin 2009 në Siberi.
Ndërkohë, nëpërmjet Google Image ne bëmë edhe një verifikim të fotos se presidentit francez, Emmanuel Macron. Nga kërkimi, rezulton se fillimisht këto imazhe kanë qarkulluar në rrjetin X që prej 18 marsit dhe foto e Macron është e montuar.
“Franca po përgatit një kontigjent për të dërguar në Ukrainë, i cili fillimisht do të përbëhet nga rreth 2,000 ushtarë’, tha drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Sergej Naryshkin”, shkruajnë përdorues në rrjetin X, ku shfaqen edhe foto të tjera të edituara të presidentit Macron.
Elementë të tjerë që të bëjnë të dyshosh mbi vërtetësinë e fotos janë disa gjurmë montazhi në pjesën e ujit të pishinës. Së dyti, koka e kalit duket reale, ndërsa pjesa tjetër që i është bashkëngjitur tregon qartësisht se është manipuluar. Veç kësaj, dora e djathtë e presidentit francez shfaqet në mënyrë të çuditshme në pjesën e qafës së kalit.
Sigurisht edhe veshja e papërshtatshme për një not në pishinë, është një tjetër detaj që provon përdorimin e një fotoje me kostum e Macron në një dalje publike për ta përfshirë në foton e pishinës.
Për t’iu përgjigjur kësaj propaganda, stafi i presidentit francez ka publikuar disa foto të tij duke boksuar, një shfaqje që ka marrë më shumë kritika sesa duartrokitje nga qytetarët francezë.
Foto e versionit boksier të Macron