Pretendimi: Kjo foto tregon Brigitte Macron, bashkëshorten e presidentit francez Emmanuel Macron
Verdikti: Foto e manipuluar
——————————————-
Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon një imazh i Brigitte Macron, gruas së presidentit francez Emmanuel Macron, duke treguar shenja të plakjes së rëndë dhe rrudha të shumta në të gjithë fytyrën e saj.
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i mësipërm është modifikuar për ta bërë Zonjën e Parë franceze të duket më e vjetër se mosha e saj reale.
Fotografia e vërtetë qarkulloi midis një grupi fotografish më 2 maj 2019, kur Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj vizituan Kontin e Parisit, Jean d’Orléans, dhe familjen e tij. Ajo kishte veshur një fustan të kuq nga Louis Vuitton.