E manipuluar banderola pro skeptikëve ndaj vaksinimit në Itali

491

Pretendimi: Ky imazh tregon një banderolë në Itali ku shkruhet: “Ju që nuk u vaksinuat patët të drejtë”

Verdikti: Foto e manipuluar

——————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste qarkullon një imazh që pretendohet se tregon një “banderolë të vendosur mbi një urë në Itali ku shkruan: “JU QË NUK U VAKSINUAT, PATËT TË DREJTË””

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se imazhi i sipërm është modifikuar nga një foto e botuar në mediat italiane që në 2019, përpara pandemisë dhe përpara vaksinimit anti-Covid.

Foto origjinale shfaqet në një artikull të medias italiane Cronache Ancona nga 10 tetori 2019.

Banderola në foton origjinale shkruan: “Përkrah revolucionit. Mbroni Rojava.”  në mbështetje dhe solidaritet me popullin kurd të rajonit Rojava në Siri. 

Banderola u var mbi një autostradë në Ancona, Itali në tetor 2019, gjatë ofensivës turke në verilindje të Sirisë, pasi presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e forcave amerikane nga zona ku Shtetet e Bashkuara kishin mbështetur aleatët e tyre kurdë.

Konflikti rezultoi në zhvendosjen e mbi 300 mijë njerëzve dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 70 civilëveSiri dhe 20 civilëve në Turqi.

Vërreni krahasimin mes fotos origjinale dhe të modifikuar në videon më poshtë: