Pretendimi: Kjo video tregon një person duke festuar vrasjen e komentatorit amerikan Charlie Kirk
Verdikti: Mungon konteksti
————————————————–
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një burrë që “po feston vrasjen” e komentatorit konservator amerikan Charlie Kirk gjatë një eventi ku ai u qëllua për vdekje më 10 shtator 2025.

Klipit 22-sekondësh i është mbivendosur një muzikë e trishtuar në sfond në vend të audios origjinale. Pamjet tregojnë burrin duke tundur krahët lart.
Videoja origjinale u postua në një story në Instagram nga @beccers.g.hales.
Në audion origjinale të kësaj videoje, britma dhe ulërima mund të dëgjohen nga turma, ndërsa shumica ulen përtokë pasi u dëgjua e shtëna. Disa sekonda më vonë, burri me bluzë të zezë ngrihet dhe fillon të këndojë “USA” (“ShBA”) ndërsa tund grushtat. Ai e përsërit “USA”, një thirrje patriotike dhe motivuese, të paktën dymbëdhjetë herë ndërsa shikon njerëzit përreth tij sikur po përpiqet të nxisë një thirrje në grup. Të paktën një person tjetër i bashkohet dhe këndon “USA” tre herë.

Edhe pse nuk është e mundur të thuhet se çfarë po mendonte personi në video, audio e videos origjinale tregon se burri dhe disa persona të tjerë po brohorisnin “ShBA”. Pamje nga para të shtënave regjistruan disa thirrje “ShBA” që kishin shpërthyer nga turma në minutat para se të ndodhnin të shtënat.