Pretendimi: Kjo video tregon se si ngjyrosen frutat që konsumohen nga publiku
Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI
———————————————————-
Një video që ka marrë mbi njëmijë pëlqime në Facebook duket se tregon pamje të frutave që ngjyrosen nga personazhe të maskuar, me nënkuptimin se kjo është provë se frutat në mbarë botën përmbajnë “pesticide, OMGJ, hormone dhe sheqer.”

Megjithatë, video e mësipërme nuk është autentike. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike që përdorin inteligjencë artificiale (AI).
Dëshmi kryesore për këtë është skena ku personazhi “pikturon” domatet. Ato zhduken në ajër kur arrijnë në fund të linjës së montimit.
Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.
“Faktoje” ka verifikuar dhe më parë imazhe që shpërndahen si të ishin të vërteta, por janë krijuar në fakt me anë të programeve AI. Shpresojmë që identifikimi i këtyre rasteve të përdorimit të inteligjencës artificiale t’ju shërbejë lexuesve për të qënë më vigjilentë në besimin e imazheve dhe videove që u serviren online si prova të teorive të rreme.