E gjeneruar kjo video e re e grabitjes në muzeun e Luvrit

10

Pretendimi: Kjo video tregon imazhe nga grabitja e Luvrit

Verdikti: E pavërtetë

Barbara Halla

Disa llogari në rrjete sociale dhe portale mediatike shqiptare kanë shpërndarë një klip që pretendohet se tregon grabitjen e fundit në Muzeun e Luvrit, më 19 tetor në Paris. Videoja në fjalë nuk është autentike dhe rezulton se pamjet janë gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. 

Verifikimet e kryera nga Agence France-Presse (AFP) tregojnë se sekuenca e shpërndarë në internet është krijuar me mjete të Inteligjencës Artificiale. Ndërsa policia franceze vazhdon të hetojë grabitjen ku u vodhën bizhuteri mbretërore me vlerën prej 88 milion euro, imazhe të manipulura janë shpërndarë me nxitim në rrjet. Imazhet në fjale që janë qarkulluar dhe në shqip  nuk përkojnë me imazhet dhe xhirimet zyrtare nga kamerat e Luvrit apo policia. 

Në Shqipëri, video duket të jetë shpërndarë pasi është marrë nga faqja në instagram të quajtur WebSiren. Por sipas AFP, të cilët bën një kërkim të historikut të imazhit për të verifikuar burimi, kjo video ka ardhur nga një faqë franceze në TikTok, ku mund të dallohet edhe logoja që tregon se videoja është gjeneruar nga OpenAI, kompania që ka krijuar ChatGPT-në.   

Siç e shpjegon po ashtu AFP, videoja përmban disa “gabime” në sekuencë që tregon se bëhet fjalë për një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke përfshirë momente ku një dorë pluskon në ajër, po dikush ecën po ashtu mbi ajër. Për më tepër, organizimi i dhomës në video nuk përkon me sallën në Luvër ku ndodhi grabitja.